ËNDRRAT E ZHVESHURA / Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

ËNDRRAT E ZHVESHURA

Ti kot mërzitesh me mua,
unë dhe lindjen e diellit
s’e marrë seriozisht.
Hënën
s’e zbres dot në tokë,
edhe të dua,
as zjarrin e yjeve,
natyrisht.

Ti kot i mbanë sytë nga deti,
i dogja të gjithë anijet
që kam lundruar.
Më ka mbetur
vetëm kënga e poetit,
të tjerat
i di shpirti im i munduar.

Ti kot kërkon
të gjesh ndonjë çelës,
të futesh në ëndrrat e mia
të zhveshura.
Ato u mbyllën
në arshivën e kujtesës,
siç mbulon dimri
gjethet e zverdhura!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s