Kalendari poetik: Małgorzata Hillar (1926-1995) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Małgorzata Hillar

Kalendari poetik: Małgorzata Hillar (1926-1995)

Sot përzgjodha për kalendarin poetik poeten polake, që u lind më 19 gusht 1926. Përmbledhjen e parë poetike e botoi në vitin 1957 dhe sado që kritika e priti me përçmim, Shoqata e Librashitësve në Poloni e përshëndeti si librin më të shitur të vitit. Tema kryesore e poezive të saj ishte dashuria, drojtja nga vetmia, etj. Ja njëra nga poezitë e saj:

SHEKULLI XX

Ne, që në gjysmën e dytë të shekullit XX
zbërthyem atomin,
pushtuam hënën,
por turpërohemi
nga gjeste dashamirësie,
nga vështrime dashurie,
nga buzëqeshje të ngrohta.

Kur vuajmë
thjesht sa rrudhim buzët.

Kur vjen dashuria
i kthejmë krahët me përbuzje.

Të fortë, cinikë,
sytë picërruar, ironikë.

Vetëm natën vonë
me perdet e puthitura plotësisht,
nga dhimbja buzët kafshojmë
dhe vdesim për pak dashuri.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s