Poezi nga Arben Sopi (Ibrahimi )

Poezi nga Arben Sopi (Ibrahimi )
 
 
Të flas
 
të flas si përrua i mbetur i një kohe
dhe gjuhë e zakonshme e ujit të vjetër
mbrenda një gote nga atje ku rri
në të rëndomtën e një luleje të një zemëre
margjininave të një rruge që s’duket
 
pasthirrmë është kjo gundulisje
teksa duket ikja jote në pafundësi
ajo gjuhë e heshtur e trupit
ajo siluetë e arratisur
 
Dhe të bërtas
sikur era e dimërit drithërues mbi memecerinë e rëndë të nje rutine
mbi shkrepat e lartësisë së një bote pa fund dhe maje
 
sikur uji
sikur ajo fjala e pa thënë mbi varre
si lecka e lënë e kohës a rrugicat e imta të marrëzisë rinore
si dalja e pa pritur
 
të flas dhe të flas
derisa ti e riemëruar rithuhesh dhe bëhesh gurore
shprehi e njohur
përmedore
që moti i kemi braktisur
 
 
 
Dhuratë e përshpirtshme
 
Buqeti i madhërishëm është mbështjellë!
Edhe varri i përcaktuar është hapur.
Edhe ceremonia dhe loja…
 
Të dalë?
Ata luajnë si në të dielën.
Të dalë nga kjo rrugë?
Nga kjo rutinë…
 
arkivoli bie e puqet ne të brishtin dhe.
E në sytë me tis zie,
ende është i ç’veshur i pari hebere!
 
Të dalë?!
Ata shprehen si gjatë të dielave…
Pa ndal?
Ku të dalë?
 
Buqeti është mbështjellë!
E vetmja është vetë kështjellë.
Një fjalë …
Të dalë?!
 
Të dalë nga qepallat e mitura.
Nga të etshmet duar, që i nanurisë e djeshma kundruall?!
 
Arkivoli puqet me të butin dhe…
Dhe largë tej varreve ku s’ka më buste…
Të dalë! Oh të dalë…
 
Ata lozin!
Aty lozin!
Në varrin e ri që është ngritur,
Me këngën e vjetër të mitur.
 
 
 
Qytet duket në të parë
 
Qytet është në dukje të parë …
Në mbremje nga rolet është i vrarë!
 
Në kalldrëm dhe ujë të kredhur!
Në konstruksion guri.
Qytet duket në të parë!
Në rrëfejza gjaku dhe muri.
Nga sogjet e nje konti që erdhi me hekurin e vulosur ,
në kështjellë satisfaksioni.
 
Qytet është në dukje
Rrjedha rrjedh nga sytë e virgjërisë!
uji e gjymtyrët e lëna kalben dhe heshta e ardhmërisë…
Muze duket në të parë…
 
Ç’do mëngjesi që vjen,
zgjohet nga llumi ,pija e lehtë e batërdisë.
Ç’do mbrëmje që vjen,
heziton në varret e dashurisë.
E aty i kaltërti yll ngrihet ,
dhe bie në ujin e ëndrrës së amshimit.
Rrëfejza, vdekja dhe koloneli
e kanë askezën e lundrimit!
 
qytet duket në të parë…
e në mbrëmje është i shpërbërë!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s