Poezi nga Vullnet Mato

Poezi nga Vullnet Mato

 

FENIKSI I ÇAMËRISË

Era e fortë e lirisë së këtij mileniumi,
ka ndezur dhe yllin e sinjalit të blertë:
Gjaku i martirëve të zgjohet nga gjumi,
Feniksi i Çamërisë të ngrihet nga hiri i vet.

Psherëtinë thellë eshtrat ndër varre,
bubulluan kudo muret nën rrënoja,
oshtinë rënkimet dhjetëravjeçare,
oxhaqeve me blozë, u ka ardhur goja…

Çelën lastarë trungjet e djegur të ullirit,
shpirtrat e nënave rindezën vatrat,
zërat e therur të foshnjave të gjirit,
shkundën pendët e Feniksit nga baltërat.

Osman Taka u ngrit për vallen e vjetër,
në dosjen e dënimit, fustanella me dritë,
me dyzet palët e bardha, qepur në letër,
u tund të kërcejë i lirë, pa litar në grykë…

Bubulina, bubulloi përmes reve të zeza,
Nga Gumenica në Filat e tej Pramithisë,
Lumi Kalana, nisi deri tutje nga Preveza,
t’i këndojë me valë, këngën e trimërisë.

Gjin Bua Shpata e Mërkuri, heronj luftëtar,
pastruan shpatat nga millet e ndryshkur,
dhe filluar mbi gurët e Çamërisë së parë,
shekujve të shkuar, t’u kruajnë myshkun.

Hasan Tahsini i madh e Marko Boçari,
grisën thëniet e rreme në faqet e historisë,
me prova shkencore dhe medaljone ari,
kërkuan emrin e vërtetë, si bij të Çamërisë.

Haxhi Mehmet Dalani, shkuli emrin, Mihal,
ndërruar në libër, nga Kazanzaqi romancier,
duke thirrur, sa tundi shkëmbinjtë në mal:
Emrin çam, brez pas brezi, e kam për nder!…

Dodona Pellazgjike u zgjua nga shekujt,
dhe gjëmoi me zërin shkëmbor të rëndë:
në tempullin e mermertë, urdhëroi dishepujt:
Bijtë e Çamërisë të kthehen në vatanin tënë!

Bilal Xhaferri, shkroi vargun e ri në rrugë:
për të gjithë muhaxhirët, strehuar në Veri:
Erdhi koha të kthehemi përsëri në Jug,
Mirë se të gjejmë, o nëna jonë, Çamëri!…

 

MIKU HAKMARRËS I TMERRSHËM

Të mbajta nëntëdhjetenëntë herë mbi shpinë
një herë që të ula në tokë, the “Më hodhe!”
U bëre armik, të vrasësh brenda meje, njerinë,
me arsenalin e shpifjeve të shpirtit, që nxore!

Unë di nëntëdhjetenëntë e ca të zezat e tua,
dhe nuk t’i përplas, si tufani plehrat, mbi turi,
se kam ngrenë bukë, e ti ke ngrënë me mua,
në një tryezë si miq, të njohur botërisht të dy.

Kam dhe unë vetëtima, për ato rrufetë e tua,
po ata që na njohin, do më thonë, ç’bën kështu,
ta shtroi me shpirt, me zemër ia ke shtruar,
tani që s’e ke mbi shpinë, ia ke kthyer me hu?

Nga kjo modestia dhe sedra ime, t’i shpëton,
pa u bërë mut në opinion, siç je në të vërtetë.
Se ëmbëlsirën time, që ti e bën helm tani vonë,
gjithë bota e di dhe asnjëherë s’të jep të drejtë.

Sa herë shpërthen drejt meje, stuhi me breshër,
të tjerët thonë, mos e dëgjoni kot atë qejfmbetur,
se po të hante me të ende, kastravecë e pjepër,
nuk dhiste në arën, ku për vite barkun ka ngjeshur!…

Kjo ndodh sot tek ne, me shumë politikanë liste,
hanë e pinë në një sofër, vite të tëra bashkë,
sapo u mbetet hatri me njëri tjetrin, për karrige,
qelbin me mutrat e tyre, opinionin brenda e jashtë!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s