Poezi nga Zhaneta Barxhaj

Poezi nga Zhaneta Barxhaj

 

***

Kama e ndryshkur
më preu barkushet e vogla
në kulmin e vërshimit të gjakut.
Ende më buçet në vesh
tik- taku i padurimit.
Dhe çuditërisht,
në mes të regëtimave
ma ngule kamën…
Pikat e ndryshkut
bënë vazhdë mbi hapat e mi,
duke i fshirë përgjithnji…
Tash aorta u zbardh
pas gjakut lëshuar.
Kama hyri sërisht në mill.
Kaq thjesht ishte,
pa fund… pa fillim..
Veç një zbrazëti në arkiv…

 

Mall

Malli është xhindosur,
rruzareve të këputura të mungesës.
Nxirë shtëllunga- shtëllunga
turfullon kraharorit e më fug tutje.

Ferreckë në grykë është bërë
e nuk të thërras dot.
Vetëm kerrmëza arrij të nxjerr,
me pështëllimë të vargur…

Çartisur mallit, numëroj orët e ditët,
derisa zëri yt të kumboj në mua
e të tjerr qetësisht shtëllungat,
gjer të vish ti…

Mos u vono mjegulla ime e malit,
ndryshe era e marrë do çliroj xhindet,
e nuk do i fusim dot në shishe…

 

***

Shikimi përtej shikimit,
rrjedh nga uji i syve të tu
e përmbyt frymëmarrjen time,
në një agoni të kaltër,
në një hukatje të zgjatur
lënë si gjurmë e lagur
mbi kristalet e pasqyrëshpirtit!

Shikimi përtej shikimit
çel drynët e rëndë të nënvetes sime,
të vulosur prej kodeve e dokeve
dhe ndihem e lirë…
E lirë…si një rreze drite
mbi format në mjegull!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s