Kalendari poetik: Dino Campana (1885-1932) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Dino Campana

Kalendari poetik: Dino Campana (1885-1932)

Ndër poetët që kanë si datëlindje datën 20 gusht, sot vendosa t’ju paraqes një poet toskan Dino Campana. Vuajti qysh në rini nga çrregullime psiqike dhe fliste papushim për poezi dhe filozofi, shumë e merrnin për të marrë, përfshi edhe familja e tij dhe e shtronin me detyrim në spital psiqiatrik apo çmendina, nga ku Dino shpesh arratisej dhe bënte punë nga më të rëndomtat për mbijetesë. Është e njohur romanca e tij dashurore me poeten Sibilla Aleramo. Vdiq nga septicemia e shkaktuar nga gërvishjet e shumta prej telave me gjemba të çmendinës në Scandicci teksa rrekej të arratisej për të disatën herë. Ja një poezi nga poeti i vuajtur toskan:

NUK KËRKOJ PAQE

Paqe s’kërkoj, luftën s’e duroj
në botë i qetë, i vetëm shkoj në ëndërr
plot me këngë të mbytura. Mjegullën
lakmoj dhe heshtjen në një port të madh.
Në një port të madh mbushur me vela të lehta
gati për lundrim drejt horizontit të kaltër
ëmbëlsisht duke valëvitur, ndërsa pëshpërimë
e erës me muzikë të lehtë kalon, paqësisht.
Dhe atë muzikë era e shpie
larg mbi detin e panjohur.
Ëndërroj. E trishtë kjo jetë dhe jam krejt vetëm.

Dikur në një agim të zjarrtë,
në diell do të zgjohet shpirti im
në diellin e përjetësisë, i lirë dhe fërgëllues.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s