Poezi nga Dodona Qose
***
pikturat madhore,
që s’përsëriten kurrën e kurrës,
flaket peneli,
bojrat marrin udhët,
qielli i ngjan furrës,
telajo gjigande,
në coh’ të pëlhurës,
tendosur në të gjith’ skajet,
ç’zhubrosja,
të mos mundet,
t’zërë shkallët imagjinare,
q’mund t’na rrëzojnë hurët,
q’n’ag të ditës,
zotërojnë udhët,
nga ku kalojnë,
ndjesitë përgjumur…