Poezi nga Rami Kamberi

Poezi nga Rami Kamberi

 

KU TAKOHEN, SYT’E DASHNISË…

Me ty, malet lulëzojnë
Lugje dhe mriza, vishen, me ngjyra lumnie
Zanat valle vallëzojnë 
N’palcë t’gurit, ku këndohet këngë dashnie

Qielli buzëqesh, me kaltërsinë e pafundësisë
Bjeshkëve dëgjohet, zëni bareshave me zënin e bilbilit
Pyjet heshtin, kur plisi trazon telat e çiftelisë
Toka lulëzon, bariu zgjon nga gjumi, jehonën e fyellit
Livadhisë, dasmën e fillojnë, syt’e krenarisë

Me ty, malet lulëzojnë
Sharri i lidh plagët, me lehona të lumnisë
Zanat valle vallëzojnë
N’log t’cucave, ku takohen syt’e dashnisë.

 

DERI ATJE, KU PERËNDON DIELLI…

Më shumë se dhe
Na ik pas lirisë, deri atje, ku perëndon dielli
Më shumë se rrufe
Bien mbi tokë, ku jemi ne, ku terrohet qielli

Dita ka frikë, nata s’ka gjumë, loti shpon gurin
Shamit’e nënave i merr era, mot e jetë trishtohen
Sofra rri pa shtruar, babëloku e mallkon nurin
Mbi hijen e kullës, ku djepat e lindjeve pikturohen

Më shumë se dhe
Na soset nëpër nëntë malet e Sharrit të plakur
Më shumë se rrufe
Bien mbi kullat e gurta e mbi ballë të përgjakur.

 

MOJ BARDHOKE, E MALËSISË…

M’je Syzënë – m’je hyjni
Dritë mbi male e lule mbi tokën e lavdisë
M’je dashni – m’je lumni 
Qëndisur qiellit, si fustanellë e fisnikërisë

Ndër malësoret, më e bukura e kullave t’fisit
Buzëqeshje jete, për dhimbje të krenarisë
Diell edhe hënë, ku lartësohen bëmat e plisit
Këngë e maleve, je ballëkuqe e fisnikërisë

M’je Syzënë – m’je hyjni
Aromë engjëllore, erëmon si fllad malësie
M’je dashni – m’je lumni
Më e bukura nuse, që shndërit si hije Ilirie.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s