Maksim Xhafer Rakipaj (Albania)

Maksim Xhafer Rakipaj (Albania)
 
Maksim Xhafer Rakipaj, i martuar, me dy fëmijë. Lindur në Vlorë, më 15 korrik 1951. Mbaroi Shkollën e Marinës në Vlorë në vitin 1972. Punoi si oficer kuverte në anijet e Flotës Tregtare Detare deri në vitin 1977, kur e arrestuan dhe dënuan me 15 vjet heqje lirie për agjitacion e propagandë dhe kontrabandë. E liruan në muajin shtator të vitit 1984. Kundërshtoi bashkëpunimin me sigurimin e shtetit, e lanë 9 muaj pa punë. Filloi punë si minator në muajin qershor 1985 në minierën e e qymyrit në Manzë, sektori Gërdec. Pas vitit 1991 rifilloi punë në anijet e Flotës Tregtare Detare. Në vitin 1996 filloi punë si shef i marëdhënieve me jashtë dhe zëdhënës shtypi në Bashkinë e Durrësit. Në vitin 1999 rifilloi punë në det si kapiten në anije të ndryshme tregtare. Pas vitit 2002 mërgoi në Itali dhe jeton në Lucca (Luka, Toskana). Ka botuar këto libra:
 
“20 poezi dashurie dhe një këngë trishtimi” nga Pablo Neruda, përkthim nga spanjishtja, shtëpia botuese TOENA 2003
“Profeti” Kahlil Xhibran, përkthim nga anglishtja, shtëpia botuese TOENA 2003
“Gjallë pas mbytjes së anijes” kujtime burgu, botuar nga ISKPK, 2014
“Antologji e poezisë arabo-persiane” përkthime të ndryshme, UEGEN 2015
“Trilussa m’Tironë” përkthim, UEGEN 2015
“Bukowski poezi” përkthime nga anglishtja, 2015
“Sonetet e plota të Shekspirit” përkthim nga anglishtja shtëpia botuese ADA, 2016
“Profeti dhe Kopshti i Profetit” Toena 2016
“Kali Valltar”, nga Jo Jo Moyes roman, përkthim nga anglishtja, shtëpia botuese UEGEN, 2018-së shpejti dalin në qarkullim edhe dy libra të tjerë: Antologji Poetike me 50 Nobelistë nga sht. botuese UEGEN dhe Antologji me Poetë Disidentë nga sht. Bot Jozef
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s