Poezi nga Linda Dervishi

Poezi nga Linda Dervishi
 
 
***
 
Jam buzëqeshja e këtij
mëngjesi,
ku sytë më puthiten
në imazhin tënd,
prej së largu
e vegimet më përcjellin
aroma trëndafilash,
petale që i ndjej në dorë
të butë, të pushtë
të puthitura mbi
kadifenë e memories
së puthjeve atë stinë,
Verë, atë Gusht..!
 
 
 
***
 
Mbrëmë mbi kapakun e librit
ca puthje i ndjeva se m’ prekën,
gishtat tek shfletoja
udhëtimet me kthim,
mes fletave të tij ndjeva
mallin e mungesës së ngjyrës
kuqërremtë,
ku gërmat rrokën, e shkundën
mbi mua rrushin
e një hardhie që dukej se po shkulej
prushit të këtij Gushti
T ‘u mi kthy n’ musht
leximet e rrëmbyera prej lajmëtarëve
të vjeshtës …
 
 
 
***
 
Pas dritares mbi xham,
ku ndjej
se je Ti,
mbështetem…,
a thu se po t’ shoh,
a thu se po m’ kërkon,
a thu se po zgjat duart,
me m’prek,
sadopak n’ fytyrë,
me u ndje vetëm me frymë
pas xhamit si pasqyrë,
me brymat që lëshojnë
shpirt,
a thu se ke mall ktë ditë shiu,
me e nxit,
sì dy lumenj të marrë,
që prej shtratit të tyre
kanë dalë,
kanë rrjedhë, janë derdh,
me shiun n’arrati.
Me u përmallu me puthjet
si breshër në trup,
ku duart rrëshqasin
muresh dhe xhamash
me forcë duke u ngjit,
duke u thy si qelqe,
mes puthjesh duke u lut,
duke u dasht
për pak çaste, për pak,
si piklim n’zemër…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s