Poezi nga Agjeliki BULIARI
EGOISTE
Përpara pra!
Thyemani zemrën
Në njëmijë e një copra,
Nga ajo që më keni lenë ende të pulsojë.
Linçim i të dobtëve.
Shkelni të ndjeshmit,
Me çizmet e sundimit tuaj.
Toka u takon te fuqishmeve.
Kush interesohet për token.
Për këtë këtu merakosem për zemrën
Të pabindurën.
Për këtë shpirt shqetësohem
Të papajtushmin
Për kontradiktën psiqike shqetësohem
Dhe kërkoj pak vend
Të shtrij duart e mia në hapësirë
Të shtrij zemrën
Shpirtin dhe frymën
Pa frikën se dikush do të qëllojë me gjakftohtësi
Për të vrarë
Ndjeshmëritë e mia.
Shqipёroi: Petro ÇERKEZI