Poezi nga Josif Gegprifti

Poezi nga Josif Gegprifti

 

Asaj

Një ëndërr,
ishte vetëm një ëndërr.
sa e gjatë, as vetë nuk e di,
por di që ishte një jetë e tërë
dhe brenda saj ishe vetëm ti…

Më erdhe,më erdhe në ëndërr,
më puthe me buzën e ëmbël,
më erdhe më erdhe si engjëll
dhe mbete përjetë në ëndërr.

 

Pogradeci

U rrita në një qytet,
Me një liqen të bukur sa më s’ka,
Me një natyrë të bukur të qetë,
Me kodra të gjelbërta e një kala.

Përmbi liqenin me valë,
Natën yjet vezullojnë,
Hëna zbret dalëngadalë,
Kitarat gjithandej kumbojnë.

Fryn një erë çdo mëngjes,
Oh ç’freski e bukuri,
Liqeni zë e ve krivec,
E merr ngjyrë gjith kaltërsi.

 

***

Ti ecje
dhe nuk e dije se ,
pas teje ecja unë 
me fytyrën tënde në sytë e mi.

Rrugica tretej nën zhurmat e hapave të tua.

 

Ti erdhe e dashur

Ti erdhe
Mikja ime e largët,
Por më kot e zgjon nga gjumi
Atë dashuri që ka harruar dashurinë.
Mos e zgjo,
Dhimbje shpirtit mos i shkakto.
Ti erdhe
E më ke hedhur po ato vështrime
Që dikur më ke vjedhur zemrën time.
Ti erdhe e dashur,
Erdhe në ëndrrën time më të bukur
Dhe më le aromën e trupit tënd
Dhe ike,ike larg sepse ëndrra u tret.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s