Dimensione të verdha / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Dimensione të verdha

I mjegullt vjen ai vështrim
përmes ajrit mbytës që deh qiellin
shkrirë në bulëzime resh,
pikëza të qelqta thërrmuar pasqyrash
copëzime që reflektojnë ende trupin e një vishnje
në kopshtin e harruar të dashurisë,
degëzimit pritje
përkundur nëpër natë
e zgjuar fëshfërimë në një tjetër ditë.

Pak diell ka sot
rreze që nuk e prekin retinën
presin dimesione të verdha
në ranishtet ku flenë detet e vdekura,
veç një ajër i lagësht mbledhur në fyt
e turbulluar në grimca të dendura trishtimi
përplasur fasadës së ngritur
diku mes dhimbjes e horizontit.

… dhe Hëna ngadalë po bie
mbi ujra shpirti kthyer valë,
kjo zhytje misteresh mes syve
larg të zhvendos…, shumë larg.

@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s