Poezi nga Arjola Zadrima

Poezi nga Arjola Zadrima

 

Peshkatarit

A i keni kallzue atij
për velën e flokëve të mi?
Për rrjedhën e pandalshme të Bunës,
e tërbimin e saj.
Baticat e lëkurës
metafizikën e lundrimit tim të pambrritshëm
në amë të shpirtit tij.
I thoni se ka një urë në përfundim
sa me kalue
kufinin e vetmisë.

A i keni kallzue se kam krisë?

 

Kur në 2012 shkruhej “Nëse ti Ikë”.

Nëse ti ikë ,
dita zgjatet deri ne muzg ,
tue kërku copza dielli , 
zhytun në det.
Nëse ti ikë,
nata hesht ,
andrrat mbesin peng n’sy
tue i plasë ndër qerpikë,
dhimbat e yjeve.
Nëse ti ikë ,
s’ka kurrfarë kuptimit hana,
që n’qoshe dhomash bosh ndrin ,
e hije të copëtume vizaton.
Se kur ti je kurgja s’shoh,
veç universin,
që të ngjason.

 

Të kam dashtë

Të kam dashtë
me një dashni të rrëmbyeme,
torturë për njerëz të zakonshëm.
Të kam dashtë tuj të mendu ndryshe
pa nesër, me një xhelozi të mundimshme
për njerëz të veçantë.
Të kam dashtë si kurrë s’më deshte
e stuhishme ,
e vrullshme
izolueme prej botës ,
pa trajtë.

Tash të gjitha du me i djegë
me i harru
e më i hedh diku ku nuk i gjen kërkush,
sepse gjithçka që kje
nuk e ke meritu
asnjiherë.

Vjeshtë , çdo jetë ka një vjeshtë
në mes!

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s