Poezi nga Ekrem Ajruli

Poezi nga Ekrem Ajruli

 

S’DI NË T’NGUC LEMZA…!?

Emrat tanë i shkrova në udhëkryq fjale
Ka kohë që t’kërkoj mes yjesh në gjithësi
Ti gonxhe trëndafili vrullshëm hap petale
Sa herë ndroj frymë aromën ta ndi

Stisa emrat tanë në trung të një bliri
Dhe sa herë kaloj i sodis dhe qesh
Psherëtijë në vete dhe më laget syri
Do ikim një ditë emrat mbeten pas nesh

Shkrova emrat tanë në rërën buzë deti
Suvalë e harbuar erdh i mori në gji
I shndërroi në perla apo në varg poeti
I mori brenda vetes në të detit thellësi

I shkrova me nge në t’kaltrat dallgë lumi
Saherë më djeg malli ulem aty në breg
Dëgjoj tëndin zë nga sytë degdiset gjumi
Dallga vjen këngëzane e shpirtin ma prek

Nga malli që m’djeg e latova në zemër
Në qindra dihatje gjoksi ndjen rrekëtimë
S’di në t’nguc lemza kur t’përmendi emër
Prore je në mua sa herë që marrë frymë.

 

NË MAL TË THATË…

Kur dritë e syve tu shkrep në sytë e mi
Zemra prushëron si eshkë e digjet në vete
Një rekëtimë malli më godet nën bri
Kujtimet mbledhur shukë i lidh n’shervete

Nën vetullat tua shoh shikim hyjneshe
Në retinë t’syve digjen qindra përmallime
Nga buzëqeshja jote buzë-perëndeshe
Në net shtojzovallesh shpërthejnë t’prushta agime

Gjergjef yjesh shoh lart në univers
Qëndisur me shije nga ato duar natare
Në mes të korbnatës këngën tënde pres
Të vijsh ballë praruar si hëna lozonjare

Jo! s’i druaj errësirës asaj errësirë ferri
Kur m’pshtjellë me ato dallgë frymëdjalli
Me shikim skifteri përbuz atë shije zeheri
Që kërkon t’ngufatë timen shpresë malli

Ja, nisa fluturimin kah të ngrysurat re
Se i besoj fjalës të lënë amanet
Përmes shiut lotkripë do ngjitem atje
Mallin e përflakur loti nuk ma tret…

Edhe nëse nuk vjen hatri nuk më mbetet
Në takim njëorësh apo dhe të një dite
Etja nuk shuhet, jooo! as malli nuk tretet
S’fashiten përmallimet që digjen me vite.

Edhe nëntë plagë po i mora në shtat
S’ka stuhi as tufan që rrugën ma pret
Dhimbja është sfidë poeti është shtrëngatë
Ndaj shpirti i trazuar varët i lidh vet

Dhe ky shi që bie po me kaq furri
Dhe ky shi rrebesh mbi supe më lag
Në të lag ty unë nuk e di
Por mua zjarrin s’ma shuan aspak.

Ëndrrat seç mbaruan mbi pllajë djerrine
Krokamë sorrash dëgjoj sonte në mesnatë
S’dëgjohet kënga yte këngë kanarine
Si duket u fashit diku n’mal të thatë.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s