TË GJITHË JEMI NGA PAK HIPOKRITË / Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi

Poezi nga Liliana Shkodrani Baçi
 
 
TË GJITHË JEMI NGA PAK HIPOKRITË
 
Të drejtë kanë kur më thonë;
-Ma, të gjithë jemi nga pak hipokritë…
Po kujt i thanë…
Ngri dorën mik,
dhe ti imja fqinjë,
sidomos ti Saffo që mësove të shohësh në mua lishon e krejt kërshërisë, kur bëj be për ty e plaga nxjerr gjak, sa garzat llucë s’hyjnë më në punë…
Kur duart e ditëve të hijshme
preknin gërmë më gërmë
e nën heshtjen e hijes nuk nduk mbi puls,
as xhinxhile,
as zilinë e orëve të thjeshta kur buzët kujtojnë valëvitjen e thënieve e çuditë për ikjen,
që kryet s’ kthejnë më.
 
Kujt tjetër ja ndjen të ngrejë dorë për mua?
 
-Ma, të gjithë jemi nga pak hipokritë…
Më thanë ç’ s’u thashë në kohën e njomë t’ tyre.
Pak më mbetet të shtojë, se si su anullova sigurinë e gjuhës në takimin e saj me kë s’ di ti prijë shkaqeve të zbrazjes nga hipokrizia.
 
-Ma, të gjithë jemi nga pak hipokritë….
Po kujt i thanë…
Mua që shndritjet më mbesin mbi sythet e vetmisë…,
mua që gjethet e rrapit as kur puq hënë,
as kur kish shi, nuk pritën lotët kur i turresha, pse s’kish më dashuri…
“Dashuria më thanë, nuk është përkufizim e as struket në grinë e pathënë…”
 
Vejushë të harresës më lanë.
 
Pas përshëndetjes mbi dallgë e nën kaltërsi pres të zgjohem nga zhurmë e krahëve buçitës,
që shurdhojnë soditjet e pritjeve që s’ vijnë.
 
…Ma, të gjithë jemi nga pak hipokritë…
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s