Poezi nga Lida Lazaj

Poezi nga Lida Lazaj

 

HIPOTEKË

Kur babai mendoi, se erdhi koha
për t`ë trashëguar dritën e shpirtit,
duke mbajtur mbi shpatulla çerdhen e zogjve të vet
mendoi dhe universin tokë-ujë- ajër
“ Njeriu është si pema” thosh.

S`ju zinte besë akteve noteriale,
që ndërrojnë ngjyrë si kameleon
mbolli e korri dashuri,
e mblodhi në sy gjithçka,
dhe trashëgim mua m`i la

Ndaj e kam timen krejt hapësirën blu,
nga kreshta e Vjeshtës
krejt korijen,
e pertej kishes Shën Pjetër
krejt lulet, aromat e cicërimat,
dihatjet e pyllit,
netët me hënë qumështore,
mjegullat e ngyrat e paimitueshme të vjeshtës,
heshtjen e thellë të dimrit,

Pelegrin i magjepsur
prej gjelbërimit, flladeve
e këngës së krojeve
i mrekulluar prej flatrave të engjëjve,
që flenë nën petalet e lulekumbullave e lulemollëve
merr sa të duash ujë e ozon
Dardha jep dashuri, që nuk mbaron
por hidhe hapin lehte,
se gurët e rrugës,
jane prej frymes sime.

secili gur mban firmen e shputes sime
strehez’ kam jargavanët çelur ne maj,

Krejt dherat, ku babai qëndronte,
si guri i rëndë në vendin e vet,
dheun, që ngrohtë mban eshtrat e Atit tim,
jane pasuritë e mija hipotekuar në vargje.

 

Merrmë erë

Erë eja
shkundi pak pemët trotuarëve të Tiranës,
që dremisin në këmbë
freskoja ballin mbasdites së gushtit.
dhe mua brengën.

Eja erë
merrmë dhe shpjemë ku të mund`sh
edhe te mosekzistenca po të duash
përderi sa këmbët e mija
nuk më çuan atje
ku duhet të isha sot.

Erë eja,
sillmë në mund`sh pak fllad prej korijes
ku të gjithë drurët i kam
gjak e fis, kushërira e kushërinj.

Zbrit pak më poshtë
e sillmë pak jehonë prej këmbanores së re,
që lajmëron meshën
për shpirtat e dardharëve e dardhareve,
që janë bërë lule e zogj,
për shpirtat e burrave që lanë emrin në vepra
për shpirtat e burrave legjendarë të sopatës
për ata që pyjet iu rrëfejnë historitë edhe sot
për atin tim,
për të gjithë etërit
që dashuronin plisat dhe ugaret
dhe ikën tw heshtur si Perëndi,
për shpirtërat e dardhareve e dardharëve,
që shndrisin në libra, pentagrame, piktura, ikonostate.

Sillmë erë
pak tinguj kitare
biseda të përmalluara
aromë zhumbrice, bar prej livadheve
një grimcë dheu nga Sheshi i Valleve
pak ujë prej krojeve
çtë mund`sh sillmë
erë prej Dardhe.

Eja erë
merrma kët` brengë
ose në mundsh merrmë me vete
e shpjemë aty ku digjem të isha sot.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s