Kalendari poetik: Carlo Bordini 1938 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Carlo Bordini

Kalendari poetik: Carlo Bordini 1938

Poet dhe historian italian, u lind në Romë më 2 shtator, 81 vite më parë. Poezia e tij është ndikuar nga veprat e poetëve si Eliot, Guido Gozzano dhe sidomos nga Apollinaire. Poezi të tij janë përkthyer në spanjisht, suedisht dhe frëngjisht; ja dhe një prej meje në shqip:

POEZI E MARRË

Bota u krijua
në fare pak kohë,
mes sherresh të mëdha,
vetëm në çastin e fundit,
për mosbesim u vendos
të krijohej vdekja dhe gjinitë.

Zoti qe shumë ziliqar
ndaj tre a katër ortakëve dhe për kunj
tha:
Prapëseprapë në pak vjet copë – copë kanë për të qënë,
kush pa një krah, kush pa një këmbë, ndaj hak e kanë
t’i bësh të vdesin!

Tjetri u përgjigj:
-Po ata të rijtë, si do t’i bësh?
-S’kam për t’i bërë unë, do t’i bëjnë vetë këta.
-Mos e pyet, bukur shumë.

Dhe kështu, në çastin e fundit, shpikën instiktin seksual
dhe fëmininë. Gati u kapën me grushta.
Foli njëri: – A s’e sheh
se kështu plot me telashe do të jenë?
-Kujt i plasi, tha Zoti.
-Le që kjo botë, fare s’po më pëlqen.
Doli një gjë e shpifur.
-Ç’e pyet sa bukur paska dalë, – ndërhyri një tjetër.
-E ç’prisje të dilte, me mendimin që të gjithë
njëri – tjetrin duhet të hanë? Ta merr mendja,
keq e më keq do të katandiseshin.
-Mos more! Ti do t’i bëje më mirë kështu?
Dhe gati – gati
u kapën me grushta.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s