Poezi nga Adem Zaplluzha

Poezi nga Adem Zaplluzha

 

BEFASISHT IKE SI ERA

Çfarë të them
Nuk më ka mbetur asnjë kujtim
Për hijen e mykur të plepit
Ishte mëngjesi i acartë
Kur u puthëm për herë të parë

Mbase ishte dimër
Tani më nuk më kujtohet
Edhe puthjet ishin të tilla
Më duket se kishin shije borziloku
Sa keq atë çast na u rrudhën buzët

Unë thashë se trokiti dashuria
Ti pohove të kundërtën
Befasisht ike si era
Mbase deshe të jesh si pela e egër
Ike për tu shaluar diku në hënë

Mbeta me shije të hidhur në buzë
Fillova t’i urrej përshëndetjet
Lamtumirat pa dizgjin dhe mëgojëza
Më dukeshin të egra
U shëmbëlleni çasteve të puthjes te plepat.

 

NGA RRËNJËT E EKZALTUAR


Në shpirtin e saj të zhveshur
Dielli e humb rrugën
Ullinjtë piqen
Disa javë para kohe
Nga rrënjët e ekzaltuar
Dalin disa lloje filizash të reje

Kur ajo kalon tërmal ujit
Peshqit ndjejnë afshin e xhelozisë
Kurse myshqet instinktivisht
Fillojnë të lozin
Një valle të lashtë pagane
Guralecët e verdhë ëndërrojnë pranverën

Thyhen urat e metalta
Nën rrënjët e gurgullimës së ujit
Burojnë gejzerët
Ajo si një peri e legjendave
Pa e kthyer kokën pas
Si virgjëresha mëkatare kalon shëtitoreve.

 

NGA SYTË E SAJ PIKOJNË YJET

Sa qenka i befasishëm ky shëmtim
Grivat e bardha
Mbulojnë dëborën
Nga sytë e saj pikojnë yjet
Sa qenka i befasishëm ky shëmtim

Më duket se po e shoh për herë të dytë
Mrekullinë e kësaj dite
Fustani i kuq all
Ngjitej për trupin e saj selvi
Ashtu siç puthitej lëkura e erës lozonjare

Sa herë që kalonte nëpër shëtitoret
E kujtesës
Përkuleshin gjethet e fishkura
Gjithmonë na çmendte
Me shëmtimin e saj të mrekullueshëm.

 

NJË PALË SANDALE TË VERDHA
NË FALTORE


Letrat e saja gjithmonë ishin të dyshimta
U shëmbëllenin faturave të sëmura
Nga shkrimet anemike
Vuanin të gjitha shkronjat e alfabetit

Kishte një shthurje të pakuptueshme
Në mendimet e saja
Herë shkruante për dashurinë
E herë pështynte me tërë urrejtjen e saj

Një ditë lexonte një libër kriminalistik
Kurse ditën tjetër
S’pushonte së lexuari
Poezitë moderne erotike

Dikur vonë kuptuam
Se iku diku përtej mendjes
Fëmijët ja kishin parë vetëm shpinën
Dhe sandalet e harruara në faltore

Këtë ngjarje e kishin shënuar
Edhe kronistët e qytetit blu
Kishin shënuar kinse fëmijët gjetën
Një palë sandale të verdha në faltore

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s