Poezi nga Preng Macaj

Poezi nga Preng Macaj

 

ditë vjeshte

aq e nxehtë kjo dita e parë e vjeshtës,
si një ditë vere e nxehtë
sa dyshoj
se nuk do të ketë
ma vjeshtë!

 

unë e ti

shohim shi yjesh,
që rrjedh nën një qiell
pa asnjë re.

shohim diellin,
kur rrebeshet të ngjethin frikshëm
e shohim me sy prej Kolombi
me vështrimin që zbuloi Amerikën.

unë e ti
jemi një këngë që dëgjohet kudo
vendeve,
ku akoma nuk kemi shkelur.

ne do ta shpëtojmë këtë botë të egër
me fjalën e madhe “të dua”

do ta hapim një derë
me atë çelsin magjik,
që sapo e hap atë derë
shpërfaqen qiejt!

une e ti lundrojmë në një lumë të harbuar
asnjëherë të mbytyr
gjithnjë të rrezikuar.

une e ti mes një zjarri
që nuk na djeg
veçse na ngroh.

unë e ti pranë
dhe bota që ngjan krejt me një fole…
bota gjithnjë e vjetër
bota gjithnjë e re!

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s