Valbona Pullazi Kaimi, një zë më tepër në poezinë shqiptare / Nga: Agron Shele, shkrimtar, poet

Valbona Pullazi Kaimi, një zë më tepër në poezinë shqiptare
 
Arti i ka paraprirë përherë të bukures dhe si i tillë ai vjen si mishërim estetik i psalateve por dhe manifestim i humanizmit, prelud ky që shfaq përmes dritëhijeve rrëzëllimin njerëzor, si dlirësi shpirti dhe vijueshmëri e përpjekjes për një botë plot ngjyra dhe shumë më reflektuese ndaj vetë proçesit jetë. Në këtë kontekst arti i shkruar, ose për më tepër poezia, është simbolika por dhe deshifrimi i gjithë përjetimeve, të cilat prekin thuajse gjithë tematikën , si zanafillë por dhe përballje, si deshifrim por dhe konfrontim i atij pragmatizmi që ravijëzon gjurmë të thella në qenësi e trasmetim përnjohje për të nesërmen. Kështu vjen poezia e autores Valbona Pullazi Kaimi, si percepetim, koncept dhe frymë anaforike, që derivon formave egzistenciale e surreale, shpesh në vargje të lira, si mundësi shprehjeje më të gjerë dhe depërtim drejt të tjera dimesioneve. Për më tepër le të ndalemi në disa poezi më të fundit të kësaj autoreje:
 
“Lëkundem erërëva me avuj shiu,
por egzistoj,
veshur me brishtësine time,
dhe forcën e mendjes …”
 
Tek poezia “Fal” mesazhi i përcjellur është sa universal po kaq dhe metafizik dhe në të përmblidhet mendimi egzistencial si apriori e ndërgjegjies që di të falë errëtinë e botës për ti dhënë asaj më shumë dritë, të largojë grinë që jo pak herë rrethon me mistizmin e grishtë, të kërkojë tek e padukshmja format dhe trajtat e fshehura dhe me forcën e mendimit, në formë alegorike i pranon sikurse janë ose fal për turbullirën adhe abstraksionin e krijuar.
 
“Flladi i një dite të nxehtë ,
frymoi mendimin e mpirë ,
gjendjesh në ngërç.
Flet me gjuhën e shenjave ,
me shqisa të tendosura…”
 
Tek poezia “Re fjalësh” autoja kërkon të luajë përmes traskiptimit të tyre, si kuptim dhe përmbajtje, e gjendjes dhe sugjestionit, shenjë e shqisave por dhe mendësi, të cilat bashkojnë tinguj e gërma për artikulimin dhe shprehishmërinë e vetë vetëdijes tonë.
Sigurisht që tematika lirike zë vend të gjerë në poezinë e kësaj autoreje, e cila vjen përherë si muzë e dlirë, natyralizëm ndjenjash dhe dëshirë e një shpirti të bardhë në kërkim të ëndrrave të vetë jetës.
Valbona Pullazi Kaimi është në përpjekje për më shumë prefeksionim dhe identifikim drejt kreativitetit art dhe si e tillë përmes tematikës së përzgjedhur, figuracionit letrar dhe mesazheve të përcjellura ajo do të vazhdojë të tërheqë vëmendjen jo vetëm tek lexuesi por dhe kritika, e gjithë kjo si një zë më tepër në letërsinë tonë bashkohore.
 
Nga: Agron Shele, shkrimtar, poet
 
 
Fal !
 
Në dritën e mekur
të ditës që dhemb
fal,
egoizmin e errët,
që përkul rrezet e përulura
të ndjeshmërisë modeste …
 
Dritë-hijet lëkundin besimin
shtrëngojnë fort dinjitetin,
fal
heshtjen e qëllimtë
botën me mendime të vakëta
dhe ndjesitë pikatore ngrohtësish …
 
Lëkundem erërëva me avuj shiu,
por egzistoj ,
veshur me brishtësine time
dhe forcën e mendjes …
 
Di të fal, pikën e padukshme ,
që gërryen brendësine time,
Fal
botën gatuar keq
me sy të verbër dhe shurdhërine e saj …
 
Fal veten,
Gritë e mija që kafshojnë dritën që s’ resht
ju jap dorën, i ngre lart
është koha për të ecur para …
 
Rrebelimi im
sot quhet Falje !
 
 
Re fjalësh
 
Flladi i një dite të nxehtë
frymoi mendimin e mpirë
gjendjesh në ngërç,
foli me gjuhën e shenjave ,
me shqisa të tendosura…
 
Në dritë të diellit
vështrimi uli sytë e lodhur,
të lëngshëm me re të bardha
në qiell të kaltër …
 
Trazime perceptimesh
në vakum të kohës,
mblodhën rrokjet
në buqetë fjalë,
psherëtinë bashtingëlloret
në duel të heshtur,
çliruar prej tingujve të fortë,
në kurrizin e tyre të brishtë…
 
E pasur me to
në alfabetin e ndjesive
hodha mbi letër
mesazhin e gjallë …
 
Me zërin e shkruar ,
fjala mbërthen gjendjen
brenda meje,
mbetet robinjë e letrës;
Unë, pjesë e saj ,
Ajo, thelbi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s