Poezi nga Fatbardha Sulaj

Poezi nga Fatbardha Sulaj
 
 
Kambanat
 
Grisin natën time
që hesht,
tek varret errësirës
mbi vija të bardha,
mbi semaforë.
Dhe në liqenin tonë të largët
heshtja krijon rrathë të trishtë…
 
 
 
***
 
Në çdo litar shiu mu duk sikur zbrisje ti me të qeshurën tënde të pazëvëndësueshme, gati sublime.
Dhe hapje çadra shumëngjyrëshe
duke krijuar simfoni shiu.
Sa doja të qëndroja në shi!
 
 
 
***
 
Tokë e lagësht,
e pastër me tone kafe,
diku e artë si relike vere.
Tokë e larë prej mëkateve
dhe e shenjtëruar prej shiut.
Aromë e butë muzgu
mbi sharmin e ngadhënjimit …
 
 
 
Kur vdesin bozhuret
 
Petale të thata
lejla jargavanësh
bëhen histori kishash,
me kryq pa krahë…
Ikonostase pa imazh.
Kur vdesin bozhuret
në stinë të ndryshme të Globit
vdes dhe unë…,
deri në zgjimin tënd…
 
 
 
***
 
Ti nuk e di sa të bukura m’ i bëje ditët,
si e ndalje kohën,
sa ngjyra sillje dhe kur s’ kish ngjyrë.
Tani gjithçka ngjan me fotot e Marubit
akoma më tej, me dritëhijet e Nosit…
Tani dhe koha s’ ka kohë…!
Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s