EDHE TË DUA / Poezi nga Myrteza Mara

Poezi nga Myrteza Mara

 

EDHE TË DUA

Edhe të dua, s’e ndryshoj dot botën,
as lindjen e diellit, as perëndimin,
ato janë punë që i dinë hyjnitë,
unë di të kurdis veç orën e besimit.

Edhe të dua, s’e rrëmbej dot hënën,
Helena e qiellit do lindte një Trojë,
Homeri i verbër do rindizte këngën,
legjenda ringrihet dhe do dëshmojë.

Edhe të dua, s’bëhem dot me flatra,
shtegtimet e mia janë vetëm në ëndërr,
aty fluturoj me psherëtima të vakëta,
aty edhe vdekja më bëhet e ëmbël.

Edhe të dua, oh, sa shumë dua,
të bëhem erë, të bëhem dhe zog,
të vij ku çelin buzëqeshjet e tua!
…por jam pa krahë dhe nuk vij dot.

Ndaj po të pres, siç pret syri diellin,
siç presin pemët vjeshtën e artë,
ti – gjysmëperëndi flet me qiellin,
në detin e lotëve m’u bëre varkë.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s