Kalendari poetik: Nicanor Parra (1914-2018) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Nicanor Parra

Kalendari poetik: Nicanor Parra (1914-2018)

Më 5 shtator 1914 u lind Nicanor Segundo Parra Sandoval poet, matematicien dhe fizikant kilian. Vepra e tij poetike pati ndikim të fuqishëm në letërsinë latino-amerikane. Mbahet nga kritika letrare si babai i ‘antipoezisë’ dhe ndër më të shquarit poetë bashkëkohës. Poezia e tij u ndikua nga veprat e T. S. Eliot, Ezra Pound dhe Walt Whitman. Fillimet e tij si poet shkojnë në vitin 1937, pra mbi tetëdhjetë vite krijimtari poetike, prej profesorit të fizikës dhe matematikës, që la gjurmë të thella në poezi. Ndrroi jetë janarin e shkuar. Ishte pothuajse 104 vjeç. Kjo është përzgjedhja ime për sot:

E PAMUNDUR…

E pamundur t’i kuptosh kilianët
ata që kanë mbetur këtu
s’mendojnë tjetër veç si të ikin
“ky vend nuk bëhet më”
ata që janë larguar ëndërrojnë si të kthehen
por kot e kanë, nuk munden

Nëna ime që je në qiell
u shenjtëroftë emri yt
lëri të kthehen në atdhe
mos lejo të vdesin në mërgim.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s