Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

Poezi nga Dhimitri Jani Kokaveshi

 

FLAKËVE!

Flakëve të gjuhës
tretet
shpirti!…Si një qiri
mes errësirës
përqafon, hapësirat
dhe zbraz
gëzimin dhe zbehtësisë
natën
e zhveshë, prezencave
gjer në agim!
Kjo ngrohtësi, e dritës
më pushton dhe
përqafoj
ç’do trasparenc të
dritës
shpirtit!… Ja ngarkoj.

 

HUAZIME

Mbi provokime
mbeti
shpirti?… Si trup
i huazuar
deshirash… humbur!
Një shkretëtirë.

 

ZBËRTHIME

Dielli, nuk kishte as
njihte
pabësi në madhështi…?
Përballjeve të tij
gjendeshin, errësirat
zbërthente
brinjët dhe flokët
natës
ja ngjyente…! Dritës
së argjendtë
aty ku zbardheshin
agimet…?
Mes agimeve shtrihej
drita dhe unë
nuk gjenim kundërshti
mbi rezultatet
e shfaqura zgjerimeve
në dezërtim
të errësirave kalonte!
Tronditjet…?!
Si fjala në përballje
dobësish
mes natës dhe nata…?
Tundohej dhe
largohej, tronditjeve të saj
tkurreshin
vështrimet…? Dritës
përplasur
i ngjanin të paditurit
ligjeve
sintaksikore, aty ku nata
dhe errësirat
nuk njohën… gërmat…?
Analfabetizmit të saj
s’kishin përshkrim veç
nata…?
Këmbëngulte. Këmbëngulte!
Përshkrimeve
mbi etikat e saj në përballje
me dritën.
Dritën…! S’e njohën
si shpëtim
hijet e natës në shpëtim…?
Mbi reflekset
e dritës kërcenin dhe
shuheshin
hijet, mes territ…!
Pa një gëzim.
Ishte, një përformanc nate
ngarkuar
si ta ngarkonte krenarisë
në rendiment
ëndrrave… të natës…?
Rrëzoheshim
si simboleve përplasur
mbi spostime
drite, murreve arterial
të natës…!
Nuk u njohën, as nuk u njohëm
mbi guxim.
Guxim…? Në madhështi
ndriçuese
diellores aty, ku Dielli
deshifronte
natën, në udhëtimet dhe
udhëkryqet e saj
zbërthyer errësirave!…
Nuk qëndroj.

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s