Rudina Muharremi – Beja (Albania)

 
Rudina Muharremi Beja (Albania)
 
(Biografi & Bibliografi)
 
Rudina Muharremi – Beja ka lindur në Ishëm, Durrës. Pas përfundimi të studimeve punoi si
mësuese, ndërsa më pas do vendosej familjarisht në Itali. Pasioni për letërsinë ka qenë i hershëm dhe fillimisht do niste me publikimet në periodikët letrarë të qytetit të lindjes. Botimi i librit të parë në formën e jetëshkrimit do krijonte dhe urën e parë të lidhjes së saj përmes formës së rrëfimit, e cila do relativonte artin me mjedisin e saj jetësor. Mbështetja tek poezia përbën dhe pikën kulminante të autores, e cila herë përmes vargjeve të lira e herë atij të rregullt, formësoi plotësisht autoritetin e saj krijues. Tematika e poetekës së kësaj autore ëshët vetë larmia jetë, e cili shpesh vjen përmes natyralizimit natyrë – njeri, në të gjitha këndvështrimet dhe përballjet, panormamë kjo që e sjell shumë më pranë lexuesit, por dhe e detajon për prognozën e shfaqur. Depërtimi përbrenda strukturës poetike dhe tedencat letrare, në sinkron të plotë me rrymat më postmoderne i paraprijnë dritëhijes së hedhur, si ndriçim i shpirtit dhe memorie që kërkon pareshtur të udhetojë figurativisht në hapësirë dhe kohë, e gjithë kjo si deshifrim i ngjyrave të kohës dhe përcjellje drejt të nesërmes.
Poezitë e saj por dhe proza e shkurtër, e cila ecën paralel me krijimet e saj, kanë gjetur hapësirën e duhur në shumë portale, por dhe gazeta të njohura letrare, si “Nacional”, “Mapo Letrare”, si dhe janë interpretuar në studion “De Rada”, Radio “Tirana” etj.
 
Veprat e botuara:
 
1- Im atë, mjeku i të gjithëve (jetëshkrim)
 
Në këtë libër autorja flet për jetën dhe vdekjen, atin e saj, lotin dhe buzëqeshjen, të përkohshmen dhe të përtejshmen , egzistencë që jeton përmes trasmetimit të brezave.
 
2- Hojet e zemrës (vëllim poetik)
 
Në këtë vëllim poetik autorja vjen me ndrojtjen e trokitjes në portat e artit, karakterizohet nga
dlirësia dhe përcjellja e përjetimeve dhe ashtu me botën plot pasion e jetë shpreh avacionin e
saj poetik.
 
3- Lutje lulesh (vëllim poetik)
 
Ndryshe nga botimi i parë poetik i saj, ku shumica e poezive kishin më shumë atmosferë
rrëfimtare dhe ku, nëpërmjet të cilave meditohej mbi situata, dukuri dhe ngjarje duke shkuar,
herë-herë, deri në thelbin filozofik të tyre, në këtë përmbledhje, vëmë re me habi, se si
poetesha e ka rritur dukshëm mjeshtërinë e saj krijuese, duke punuar me ngulm dhe
natyrshëm me fjalën.
 
 
4- Valsi vallëzon vetëm…(vëllim poetik)
 
Poezisë i qaset me një stil të veçantë, të dallueshëm që udhëton në të përditshmen,
imagjinaren, simbolikën e metrikën e meditimit, me variete tonesh të një shpirti të ndjeshëm.”
 
 
5- Orët e Tokës (Vëllim poetik)
 
Për këtë libër do thoja: Poezia? Një pasion, që në mua pësoi një “metamorfozë” të vërtetë,
duke më dhuruar një palë flatra të guximshme për të spikatur fluturimin qiejve të magjishëm.
(Autorja)
 
 
6- Hënë mbi kodra (vëllim poetik)
 
Rudolf Marku do shkruante për këtë vëllim poetik: “Poezi kaq e bukur, sa më befason.”,-
dhe më tej: “Poezi me ngarkesë të rënd[ dramatike, me një ritëm që bie si sëpatë (“…të
cungëtat fjalë…”), enigmatike, aq sa i duhet poezisë së vërtetë. Përgëzimet e mia,
Rudinë!”
 
 
7- Kur ndërronte fustanet… (poezi & prozë)
 
Thënë më drejtpërdrejt: ndërsa tek poezia tingëllojnë, qoftë dhe si jehonë elemente të
tregimit, tek proza tensioni i narrativës, ndërthurja e linjave dhe sidomos ndjenja e fuqishme e
trasmetimit të atmosferës së ngjarjeve dhe vizatimi (jo fotografimi) me një stil piktori
surrealist të personazheve, shfaqin në më nyrë të dukshme dhe të qartë tone dhe ngjyra
poetike. Ndaj dhe libri edhe pse i ndërtuar me dy lloje lënde, poezi & prozë, lexohet deri në
fund si një i vetëm
 
8 – “Strehë malli” (poezi)
 
Talente si Rudina na bindin se arti nuk është e thënë, por e dhënë dhe se për ëndërrimtarët s’ ka asgjë të jashtëzakonshme.
 
*Rudina tashmë përgatitet për librat e radhës, që e sjellin më të konsoliduar, me pjekuri më të lartë estetike dhe ashtu përmes vargut të lirë apo prozës së shkurtër ajo depërton përtej fasadave ngjyrime si reflektim por dhe përshfaqje e një kreativiteti që e ngjit në nivele më të larta artistike.
 
 
 
Sërish…!
 
Zbriste mëngjesit një vel i hollë bryme
dheut, tek ngrihej si lulja në thëllim
e kurmi pashpirt në t’drunjtën kuti
nën pluhurin e shkrifët tek fshihej…
 
Penelatat e jetës u ngjyen alkimive
e lyen me mjergull e fshehën në gri
më pas vizatuan zhgënjimin fytyrës,
edhe ëndrrat varur kornizave përbri
 
E mbylli sëndukun brenda me kujtime
skica e letra ende të paprekura
pëlhurën e pambuktë që lotin kishte pritur
e mallin kyçur kangjellave të hekurta
 
Të pacënuar ruajti brishësinë në vite
aromën e dheut, vizionet e mrekullueshme,
zhurmën e detit dhe zërin e nënës
ngjyrën e një kujtese të palexueshme
 
Përshkuar sëmbimit të një drithërime,
tingujve të mrekullueshëm të një melodie
ripërtërinte kristalet e ftohta të shpirtit
e drojën me nota shumëngjyrëshe vishte
 
Feksjes u rikthye amfiteatrit të jetës
që me padurim ndoshta e kishte pritur
mëndafshit të një perdeje të padukshme
sythin e asaj ëndrre të ruante kishte ditur
 
E maja e penës sërish lëvroi shpenguar
brazdat e shpirtit me plug të ndjesive,
kafshimin, trishtimin e një bote rraskapitëse
dlirësinë e një loti, rrëzuar melankolive
 
 
Ëndrrat
 
Ëndrrat,
ashtu si valët,
ngarkojnë flatrat me dëshira të pafajshme
ngjyra të mrekullueshme
parfume dehëse,
e mërmërimave të përhershme
vrapojnë pareshtur,
ndoshta për t’u thërrmuar shkëmbijve…!
 
 
VENDLINDJE
 
Dheu im,
harliset në festë e tërë njerëzia,
skuqen ekranet
flamuj shpalosen anë e kënd
por ti, s’buzëqesh,
Më thuaj toka ime plagë,
ç’të dhemb?
 
Të dhembin kufijtë mbi pergamena?
Të dhembin bijtë që t’mbajnë me rrena?
Të dhembin fjalët e pathëna?
Virtytet që kalben brenda?
Ç’të dhemb Atdhe,
apo shqiponja me dy krena?
 
Oh, Zoti im,
S’të dhimbset kjo begati e hajthme
me kurmin shtrirë nën këmbë malesh
njomur përrenjsh e lumenjsh,
përkundur shekujsh në djep hallesh?
 
Mos vallë ka kund më t’bukura perëndime
me jehona që vijnë përmes një fëshfërime?
A ka mëngjese që lindin si në tokën time?
Apo ndonjë det që flet me gjuhë mërmërime
si të tutë, o Ferri, Parajsa ime…
 
Në kraharorin tënd ballin mbështes,
aty ku Ti fsheh kaq shumë halle
sekrete, tmerre, marrëzi,
m’rreshk loti Yt,
e botës i bie qark t’kërkoj më mirë…
 
Po në ç’krahë mund të kem të ëmblin gjumë,
përtej murit të pafund të mjegullës,
Në ç’tjetër vend dheu im përveçse tek ti?
 

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s