VIJ ME FJALËN… JU DUA… / Poezi nga Xhemal Gora

Poezi nga Xhemal Gora

 

VIJ ME FJALËN… JU DUA…

Tretur…

Shpirt’ i lirë, me frymën… erën…

Copëza ëndërrash lënë pas

Druajtur…Lehtë me petale u trokas në shpirt …

Me buzëqeshje, mirësi uroj…

Një “tungjatjeta“ miku… papritur…

Kthej udhës së largët…

Pak çaste…

Dhe shkoj…

Fjala…grisur urash shekujve

Vdekur e ngjallur gjithë shpresë

Detit të lotëve zemrave kërkon dashuri

Harlisur kode gëzimdhimbjesh

Gjakosur luftrave nëpër rrënoja…

Udhës…

Ju gjen… përsëri…

Malli shpirtit tretet, sikur prek zotin…

Thellë të lumturon qetë…qetë…

Herë me shpërthim…

Dhimbjeve, helmin butë zbraz me lotin

A dehur…buzëqeshjeve me lumturinë…

Udhëton…

As vetë s’e di… për ku…

Ndofta dhimbjet na kanë ashpërsuar

Endemi…dhe endemi udhëvitesh…

Pa u ndalur…

Për ju…

Miqësisë grimca ngjyrash, freski agu mbeten

Horizonti i pakufi në të…

Këngët, flamur i luftës së shpresës së dashurisë…

Ju duam…

Mbi kalin e bardhë të ëndrrave…

Copëza shpirti

Të lirë

Jetën ta gjelbërojmë gjithnjë…

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s