Një këngë popullore arbëreshe : TE FIKU ME FRUTA TË VOGLA / Përshtatën në shqip: Prof. Francesco S Marchianò dhe Prof. Dr. Bexhet Asani

Prof. Dr. Bexhet Asani

 

TE FIKU ME FRUTA TË VOGLA

Një këngë popullore arbëreshe

Te fiku me fruta të vogla,
Me shportë të vogël, të hollë.
Faqja të skuqej si mollë,
Kur fiqtë i mblidhje ti.
Oi – oli, oli – ola:
Më jep zemrën se pastaj ta kthej.

Mblodhe njëzetë e dy,
I treti, ty të ra.
Një trim, që të pa,
Zbriti e u fsheh ashtu.
Oi – oli etj.

Ti rrije andej,
Unë rrija këndej.
Lëshova një gur e të tremba,
Që të më vëreje ti.
Oi – oli etj.

Guri shkoi në fushë,
E kaloi një bollë.
Kur ti vashë gjarprin pe,
“Mëmë” thirre, e u qase nga unë.
Oi – oli etj.

Kur dëgjoi se thërrite,
Jot ëm’ shpejt zbriti poshtë.
Mos do të vdesësh, nga dashuria?
Nga ime bijë, që të do?
Oi – oli etj.

Oi! O zonjë, kjo vajzë,
Zemrën ma shpoi:
Zoti ynë, këtu e dërgoi,
Që të takohej me mua!
Oi – oli etj.

E ëma, shikoi vajzën,
Që i ishte zbardhur surrati;
O bijë, në të erdhi fati,
Merre trimin që do ti.
Oi – oli etj.

Bashkëpunimi si në kohë të Jeronim de Radës

Përshtatën në shqip: Prof. Francesco S Marchianò dhe Prof. Dr. Bexhet Asani

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s