Poezi nga Anila Kruti

Poezi nga Anila Kruti

 

Lirikat e hënës

Buzëmbremje e kaltër.
Prelud i vjeshtës.Tani jam ikje.
Gjeth i ëmbël midis duarve të pemës
po të marr në udhë.
Nuk ngurroj të iki.Po të marr mbi shpinë.
Nuk lodhem me ikjen.Fundja në një mënyrë ,apo tjetër të gjithë ikim.Ikja nuk është zgjedhje është shpëtim nga një psherëtimë malli.
Tani ti je vjeshta ime.
Unë zëri i fushës.Asgjë s’të thashë.
Veç kjo mbrëmje shkruajti me duar
lirikat e hënës që bien lehtë mbi dritare…

 

***

E mban mend?
Ti më the:
“E bukura e dheut!”
Buzë dielli më skuqën fytyrën.
Pak nga pak flokët e verdhë m’u veshën me vjeshtë.
Duart m’u mbushën me gjethe.
Si u bëra kaq papritur pemë?!
Më duhet një pasqyrë:Pëshpërita.
Një rrëkezë burimi më përshkoi sytë
Duart m’u mbushën me trëndafila
Kur të thashë :I dashur,
Ti s’ke të krahasuar.
Sidoqoftë ,
Je kopshti im.

Enkas për G .

 

***

Ajër
Të lidhem në duar.
Shtrihem në gishtat e degëve.
Vi nga një shekull tjetër .
Behem ujë në duart e shiut.
Trëndafil i vetmuar në kopshtin e parajsës .
Nuk me kujtohet ç’kam qenë
veç e di që dita rrjedh prej meje.
Si zanë në shtatë qiej brumoset mëngjesi.
Unë jam mëngjesi.
Nga sytë pikojnë dritë.
dhe një bri prej dielli në ballë që zgjon kaprollin në pyllin e blertë.

 

Shtrihem në të mbjellat e tua

Zoti,
duarbardhi.
Karshi dritareve të qiellit.
Më pa…
Këtë pranverë më mbajti ndër duar.
Klorofil të gjallë
në fushë e në pyll.
Çela .
Një dorë
borë e çmendur në maj.
Ra midis krahëve
Më thau…
Shtrihem në të mbjellat e tua.

2 thoughts on “Poezi nga Anila Kruti

  1. Blue smile.
    Autumn prelude. I’m leaving now.
    Sweet foliage between the hands of the tree
    if I take you on the road.
    I’m reluctant to leave. I’ll get on my back.
    I do not get tired of leaving. One way or another we all leave. Escape is not a choice but salvation from a sigh of relief.
    Now you are my fall.
    I the voice of the field. Nothing I said.
    This evening he wrote with his hands
    moon lilies that fall easily on windows…

    VERY GOOD POEM

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s