Poezi nga Behare Daja Kasa

Poezi nga Behare Daja Kasa

 

Mes heshtjes

Unë flas në heshtje,
flas dhe pa fjalë,
ashtu si yjet tek digjen galaktikës,
tek shuhen pa zhurmë,
sfumohen në heshtje,
e lënë pas
veç rrugën e dritës.

Unë flas në heshtje,
flas dhe pa fjalë,
të hidhem në gjoks
e mes gjoksit të strukem,
e ti mes drithërimash i dehur të mbetesh,
të kthehesh në hi,të shkrihesh,të tretesh.

Unë flas në heshtje,
flas dhe pa fjalë,
flas porsi flladi,
si shpupurisje mes gishtash,
lehtas të puth në zemër me mall,
atje ku puthjet kurrë s’të kanë puthur.

…e rrahjet t’i mpak,ngadalë, pa u ngutur…

 

Mungesë

U lumturua kjo kodër,ky dhé,
me ardhjen tënde në këtë vjeshtë shirash,
qante dhe vjeshta nga të tuat dhimbje.

Buzëmbrëmja qeshi atë natë,
po ikte bashkë me ty në udhën e thatë,
me dhimbjen tënde në gji,e në shtat.

U qas dhe nata me yjtë e zbehtë,
mbi ty e shtriu petkun e saj të zi,
u qas pa vetëdije, duke të të parë ty që ishe zbuluar
lehtas të mbuloi përgjithnjë.

Kjo kodër është ndryshe tani,
nuk është e para herë që e shoh,
shumë herë jam ndeshur me të,
me dheun e atit jam zënë,
e tash po zihem me dheun tënd,
që është sa fish më i rëndë,

E tash lulevjeshtat të dyve ju bëjnë shoqëri,
në këto ditë vjeshte të zymta,të trishta, mbushur me lot edhe shi,
me aromë nëne dhe ati,plot dashuri.

…ah kjo e mallkuara kodër që ju mori të dy,
ju mbështolli, palosi e ju futi në gji!

 

Mos u dashuroni me poetët
(të dyja gjinitë)

Kisha dëgjuar dikur herët,
për dashurinë e një poeti,
kujdes nga ky soj më thanë,
është soj i nxehtë,të djegin,të tretin.

Mos u dashuroni me poetët më thanë,
sepse fryma u soset në vargje,
për të dashurat poema ngrenë,
e me vargje të premtojnë vetë parajsën.

Mos u dashuroni me poetët më thanë
se vizatojnë veç ëndrra në erë,
të dashurat i ndërrojnë si mbretërit,
dhe humbet mes tyre si re mbi ylber.

…mos u dashuroni me poetët më thanë,
sepse edhe dimrin ta bëjnë verë…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s