Kalendari poetik: Cesare Pavese (1908-1950) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

Kalendari poetik: Cesare Pavese

9 shtatori shënon ditën e lindjes së një emri të shquar të kulturës italiane: Çezare Paveze (1908-1950); qe shkrimtar, poet, përkthyes, eseist dhe kritik letrar. Familja e tij qe në gjendje të mirë ekonomike, por i ati vdiq kur Çezare qe pesë vjeç dhe nëna e tij s’kishte shëndet të mirë, qe e rreptë dhe kjo gjë ndikoi mjaft në karakterin e paqëndrueshëm të tij. Në ditarin e tij pati shkruar: ”Punova, u dhashë njerëzve poezi, ndjeva dhëmbjen e shumë njerëzve, kërkova vetveten.”
Me një ndjeshmëri mbi të zakonshmen, nga një zhgënjim në dashuri i dha fund jetës me vetvrasje. Qe shumë i ri, pas ca ditësh do të kishte mbushur 42 vjeç…Zgjodha t’ju paraqes këtë poezi të Pavese-s sot:

ËNDËRR

Ende qesh shtati yt nga përkëdhelje e beftë
prej dorës a prej ajrit, a në ajër ndjen
të tjerë trupa ndonjëherë? Shumë syresh kthehen
nga një hovje e gjakut a nga asgjë. Edhe trupi shtrirë
krahas teje, në atë asgjë të kërkon.

Qe një lojë e bukur të mendoje se një ditë
ledhatim i ajrit një kujtim
do të ngjallte, ashtu kot. Shtati yt
do të zgjohej një mëngjez, i ëmbël
në ngrohtësinë e tij, në agimin e heshtur.
Një kujtim i mprehtë do të të përshkonte
dhe një buzëqeshje e beftë. Ai agim do të kthehet më?

Në ajër, pas teje do të ngjeshej
drithëruesi ledhatim, në gjak do të futej
dhe do të kishe ndjerë se vakësi e atij çasti
agimit i përgjigjej me një fërgëllimë ndryshe,
një fërgëllimë prej asgjësë. Dhe do të kishe mësuar
se dikur e dije që dikush
pranë teje qe shtrirë.

 

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s