Kalendari poetik: David Rodríguez Trueba 10 shtator 1969 / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

David Trueba

Kalendari poetik: David Rodríguez Trueba 10 shtator 1969

Ndër poetët që kanë datën e lindjes më 10 shtator, përzgjodha spanjollin David Trueba, që sot mbush 50 vjeç. Është regjisor, skenarist e shkrimtar. Ja një poezi prej tij:

DUKE PRITUR EKLIPSIN…

Një legjendë kineze rrëfen për dy dashnorë, që asnjëherë
nuk takohen dot. Janë Terri dhe Drita.
Në orët magjike të muzgut dhe agimit dy dashnorët
preken paksa, thuajse takohen, por kjo kurrë nuk ndodh.

Thonë, se po të jesh i vëmendshëm, mund t’u dëgjosh ankimet
dhe të shohësh qiellin prej tërbimit të tyre si skuqet.
Por legjenda thotë, se Zotat duke dashur t’u lejojnë ndonjë çast
lumturie paskan krijuar eklipsin;
gjatë tij dy dashnorët takohen dhe bëjnë dashuri.

Presim eklipsin tonë edhe ne të dy.
Tani që e kemi kuptuar se s’do takohemi asnjëherë,
që jemi dënuar të jetojmë larg njëri tjetrit,
që jemi si Drita dhe Terri.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s