MBLIDHI LETRAT E DASHURISË / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

MBLIDHI LETRAT E DASHURISË

Mblidhi letrat e dashurisë
një për një aty ku i ke fshehur,
dhe fotot vet i dytë,
e si të shkosh te pasqyra
fillo e mbulo me ta imazhin tënd që nuk të pëlqen hiç,
duke përdorë për t’i ngjitur
zemrimin
me dëshprim përzjerë,
dhe si ta mbyllësh me kyç dhomën,
mirë
thuaji lamtumirë,
ndërsa çelsin flake larg
njeri mos ta gjejë,
pastaj zbrit shkallët e vihu për udhe
e fillo jetë tjetër
ha e pi e dashurisë mos i vë faj
se ajo dhe vetvetja nuk shiten
është e jotja krejt kjo që ke
e ndjen
jeta është për ta bërë banket
jo keqkuptim
e ki besim te dashuria
po jo te përsoni që paraqitet në emër të saj.
Dhe nisja përsëri nga fillimi
po sigurou më parë
që po sillesh njësoj;
ti duhet të jesh vetvetja
si dashuria
e mos u ndal deri sa të gjesh një njeri të vërtetë
si dashuria.
Dhe mba mend:
gjëja më sekrete që ke frikë shumë
e s’ ja ke thënë kërkuj,
ndodh përherë.

petrit sulaj
1989 – gusht 2014

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s