Buzëqeshja e dikurshme / Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Buzëqeshja e dikurshme

Perëndesha zbret të tjera shkallë,
jo të drunjta e zbukuruar me bojëra që të fshehin kohën,
as të gurta që ngjallin heshtjen sfinks,
por ura të varura pezm
zbritur gjer në thellësinë tokë,
prehjes së legjendave të shkuara
dashurive dhe dhimbjeve të tretura
në muza, që zinin fill me perëndimet
e humbisnin nëpër natën e venitur të hijeve.

Fustani, tis i bardhë përhapur
dritë,
portikët e dyerve hap
kthinave të ngushta depërtuar memorie
tërhequr pas vetes
e fshirë pluhurin në rafte të braktisura
kapakë librash,
që kyçin në shekuj misteret jetë.

Gjysmëgjurmë
dhe shenja të njohura gishtrinjsh,
që shenjtin e tyre kryqëzojnë nëpër mure të lagështa
lotit të pikuar përvuajtjes botë,
rrëzuar e rigritur flakëve të përndjekjes,
për të prekur duart e stërgjatura
e rrëmbyer vështrimin e dlirë
të princeshës së kthyer nga përtejeta
e falur
buzëqeshjen e dikurshme të Beatriçes.

@ julja

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s