ELEGJI PËR NjË PEMË (E shkruar për V) / Poezi nga Alisa Velaj

Poezi nga Alisa VELAJ

 

ELEGJI PËR NjË PEMË
(E shkruar për V)

Ajo ishte një pemë
E lartë sa minarja,
Atje në oborrin e xhamisë së vjetër,
Ndërtuar mbi themelet e një kishe të lashtë.

Atdhe i shumë zogjve ajo ishte.
Shtëpi simfonish të hatashme
Që mahnisnin qytetarët prej kur s’mbahej mend.

Ajo dhe qyteti.
Qyteti dhe ajo pemë,
Hije e njëri tjetrit ishin,
Kur nxehej inatit diell i pangopur mesdhetar.

Si ky diell u nxeh një ditë marrëzia
Dhe erdhi rrëmbimthi të korrte simfonitë.
Njerëzit luteshin: “Mos e prisni, mos ore mooooos!”
Gruaja më e vjetër e qytetit vajtonte e lutej gjithashtu:
“Mos m’i lini fluturakët pa shtëpi
Moooos oreeee mooos!”.
Ndërsa marrëzia vazhdonte me të vetën,
Si vazhdojnë përherë të etura marrëzitë,
Ashtu të heshtura dhe të pashkaka.

Një krau i këputi në mes simfonitë.
Krau në zemër të pemës, krau në shtat të pikëllimës.
Trumba zogjsh të çoroditur ranë pirgje pirgje mbi mua
Ranë pirgje pirgje mbi ty
Ranë pirgje pirgje mbi të gjithë ne imzot!!!

Dhe e mbushën qytetin me melodi të verbëra
Që do të enden tash sa mote
Në kërkim të një atdheu më qiellor …

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s