ESE ME SENTENCA KOHERENTE – Fejzë Demiri “Voglushi im” “SAS”, Prishtinë, 2019 / Nga: Sabit JAHA

ESE ME SENTENCA KOHERENTE

Fejzë Demiri “Voglushi im” “SAS”, Prishtinë, 2019

Fejzë Demiri, njëri nga krijuesit më të rinj, për moshën e re që ka (djalë 22 vjeçar), në letrat shqipe bëri emër me sprovat e njëpasnjëshme, duke i vënë vetes një diademë prej krijuesi, i cili na jep shpresë dhe shkas për të pritur edhe më shumë e më bindshëm, falë intuitës së tij që ka. Ky pohim – konstatim imi mbështetet në dëshmitë e deritashme që ka ofruar Demiri me sprova të pareshtura në të gjitha veprat letrare (të gjinive të ndryshme) të publikuara deri më tash, duke filluar qysh si nxënës filloreje, për të vazhduar në shkollë të mesme dhe tashmë si student duke u profiluar me esetë e përzgjedhura. Në veprat e kohëve të fundit, kryesisht me ese, Fejzë Demiri duke qenë ithtar i traditës sonë kombëtare, në njërën anë dhe duke u shoqërorizuar me mendimin filozofik të mendësisë së përbotshme, në anën tjetër, nxjerr në pah sa e sa sentenca që lypset të përditësohen në jetën e njeriut, sidomos njeriut të ri i cili është në formësim e sipër për t’u aftësuar të ecën vetë, i pavarur dhe i dinjitetshëm. Ky është synimi i autorit Demiri, i cili, në këtë rast, në këtë libër, merr rolin e Tutorit: prindit (babait, nënës,…) dhe i drejtohet të riut (të resë) me fjalët shumë të sinqerta – këshilluese, duke e ndihmuar dhe sugjeruar se si të gjendet në udhëkryqin e jetës. Pra, Demiri nuk është një tutor, që me çdo kusht mëqaket të jetë dominues duke shpërfaqur tutelën prej një predikuesi të bezdisshëm, por një njeriu që ka mësuar shumëçka nga sprovat e peripecitë e jetës. Prandaj, mesazhi i tij rrjedh shumë i natyrshëm dhe domethënës, duke qenë shembull prej një humanisti, altruisti apo një urtaku të rryer në jetë, ku ka dëgjuar e mësuar shumëçka, por porosia e tij (drejtuar vogëlushit, kupto dhe lexo vogëlushëve a vogëlusheve), që tashmë kanë filluar të hapërojnë me maturi e mençuri nëpër shtigjet e jetës, me të papriturat që do të përballen nga dita në ditë, nga çasti në çast. Sentencat e përzgjedhura në këto njëmbëdhjetë ese (Porosia e Babait) është si emërues i përbashkët që i prin kësaj vepreje, e cila jo vetëm që mund dhe duhet të lexohet e rilexohet me një frymë, por edhe duhet të merret si vepër e veçantë e një të riu, i cili falë përkushtimit të vet na dhuroi një dhuratë të përmasave të mëdha për prurjen e vlerave të njëmendta, ku gërshetohen tradita e mirëfilltë e së kaluarës me bashkëkohësinë, ku koherenca e simbiozës qëndron përherë e plotë dhe e gjithëfuqishme. Me bindje të plotë them se Fejzë Demiri, nga vepra në vepër, gjithnjë e më bindshëm e mbëlton esenë, duke qenë një nga kultivuesit – hartuesit e mirëfilltë, të këtij zhanri, i cili jo vetëm që kërkon përqëndrim po njëkohësisht edhe intuitë kreative. Prandaj, këto kritere me majft përkushtim i përmbush eseisti ynë Fejzë Demiri, i cili më shumë se kudo tjetër në krijimtarinë e tij, sjellë vlera të njëmendta, prandaj shpresojmë dhe presim edhe prurje të tjera në vazhdimësi me sasi dhe cilësi edhe më të avancuara.

Nga: Sabit JAHA

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s