KU ËSHTË QIELLI IM SOT? / Poezi nga Petrit Sulaj

Poezi nga Petrit Sulaj

 

KU ËSHTË QIELLI IM SOT?

Shtrigat,
hirin e njëmijë vatrave e tjerrën
e bënë fill
dhe si thurën një qylim të madh
qiellin tim e mbuluan.

Qielli im nuk është blu sot,
as i kaltër.
Qiell pa magji
pa jehonë
pa horizont.
Me një fjalë qiell pa noter.
E me qiell të tillë,
unë nuk jam
gjë tjetër
përveç se një njeri
i padashuruar.

Retë nuk kanë cepe
as palë
dhe një për be,
që të mund t’i kap për fustani
për të zbuluar qiellin.

Shtrigat,
qielllin tim
po e bëjnë operacion sot
e syvet të mi u kanë vënë narkozë.

Dikur,
filloj shiu
nostalgji e qiellit për mua;
unë ,
melankoni e përkryer:
kartmonedhë e gjetur
nga një fëmijë në rrugë.

Shkëputur nga : MËKATI IM BËN FËMIJËN E PARË

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s