Anije nën det / Shkëputur nga vëllimi i tretë poetik, “Gjak në kozmos” (170 faqe, 140 poezi) të autorit Enertin Dheskali

Poezi nga Enertin Dheskali
 
 
Anije nën det
 
Klithin direkët e mbuluar nga myshku,
Kur ndiejnë erën që dallgët ngre,
Kujtimet përkëdhelin bashin e krisur,
Që dikur ngatërrohej nëpër re.
 
Madhështia dremit në shtratin e baltosur,
Legjendat e së shkuarës, peshqve u tregon,
Klithmat shoqërojnë rrugën e pasosur,
Kur u ndeshën me Zotin Poseidon.
 
Shpirti i anijes i burgosur mbeti,
Në kaltërsinë pa anë dhe pa fund,
Shtëpizë e përjetshme u bë për të deti,
Djep që ëndrrat e vdekjes përkund…
 
Shkëputur nga vëllimi i tretë poetik, “Gjak në kozmos”, 170 faqe, 140 poezi

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s