Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Shtigje të fshehura” të autores Delina Kreka

Shtëpia Botuese “ADA” publikon vëllimin poetik “Shtigje të fshehura” të autores Delina Kreka

“Shtigje të fshehura” Ky është libri i katërt i autores Delina Kreka që doli nga shtypi, pikërisht sot me 16 shtator, me rastin e ditëlindjes . Ky libër të mëson të endërrosh bukur. Të ëndërruarit është nderi i specieve njerëzore. Logjika e ëndrrave është më e lartë se ajo që ne ushtrojmë gjatë zgjimit. Delina Kreka, autorja e re nga Korça, nëna e dy vajzave, demostron me librat e saj se në ëndrra, mendja më në fund gjen guximin e saj: guxon atë që ne nuk guxojmë. Ëndrrat derdhen në ditët tona. Libri me poezi “Shtigje të fshehura ” ka talentin e pafshehur të autores.

Titulli: Shtigje të fshehura”- Poezi
Autore: Delina Kreka
Redaktor: Delina Kreka
Kopertina: Anonim

ISBN: 978-9928-269-56-6
Përgatiti për botim: Roland Lushi
Formati : 13.5X20.5 cm
Të gjitha të drejtat i takojnë autores

Roland Lushi

Shtëpia botuese “ADA”
Adresa: Rr. Mihal Grameno Pall.32 Ap. 7
http://www. botimetada.com
Cel: 068 22 190 16
Tiranë, shtator 2019

CIP Katalogimi në botim BK Tiranë
Kreka, Delina
“Shtigje të fshehura” : poezi /
shkroi e red. Delina Kreka
– Tiranë : Ada, 2019
96 f. ; 20 cm.
ISBN 978-9928-296-56-6
1.Letërsia shqipe 2.poezi
821.18 -1


PARATHËNIA

Dua të pranoj, jo pa një lloj rezistence të brendshme, mesazhin që na përcjell poezia e Delina Krekes. tek libri i tretë me poezi me titull “Shtigje të fshehura”Mesazh i cili duhet kuptuar përmes meditimit, pasi kjo lloj bukurie më tepër ndjehet sesa shprehet.
Muzika është më artistikja ngase lënda e krijimit të saj është tingulli dhe jo materia. Poezia është po kaq artistike, ngase komponenti krijues i saj është, jo materia por fjala.
Që nga koha homerike e këndej, poezia e mirëfilltë ka pasur një qëllim të vetëm – t’i këndojë të bukurës. Kush ma bukur se Delina Kreka i kendon së bukures?
Që në Romën e lashtë, stili lirik shquhej me bukurinë e formës, me shprehjen e lëmuar. Që atëherë hasim hermetizëm konstant. Hermetizem konstant ka edhe në vargjet e Delines. Autorja në fjalë e adhuron jetën, kënaqet me bukuritë e saj, synon që entuziazmin e vet ta bëj të përjetshëm.
Metaforat e vargut të Delina Krekes ngërthejnë në vete zjarrin hyjnor, këtë dritë të amshueshme të njerëzimit.
Kënaqësia në leximin e poezisë gjendet në strukturën dhe në ritmin e saj, dy elemente të rëndësishme të lidhura me dy kategori të perceptimit të botës, hapësirën dhe kohën.
Dihet tashme se poezia është forma më e lartë letrare që përdor një kod gjuhësor të veçantë. E veçanta e Delina Krekes është se ajo e shpreh atë që ndjen pa e mbajtur brenda, arrin të tërheqë me mjeshtëri ndjenjat dhe emocionet duke nxitur ngjyrësim, tinguj, shije e dinamizëm në imagjinatën e lexuesit.
Përveç strukturës dhe ritmit, në vëllimin e saj poetik: “Shtigje të fshehura” autorja
arrin të krijojë një varg të veçantë nëpërmjet imazhesh të vazhdueshme, të përsëritura o në progresion intensiteti e ndjeshmërie e kjo përbën thelbin e gjuhës mahnitese të kësaj poezie. Edhe shumësia e tingujve poetikë do të plotësojë më tej dinamikën e zhvillimit të artit poetik, apo artit të fjalës. Tematika që përfshin ky vëllim poetik është e shumëllojshme, duke filluar nga ajo e dashurisë që zën pjesën më të madhe të librit , që ndriçon kur përshkohet nga harku i ylberit të dashurisë nga drita e diellit apo refleksi i hënës, që gjallërohet e merr jetë nga uji i rrjedhshëm i kroit e lumit apo pulson e merr forcë nëpër valët e detit. Ëndrra paraqitet si projektim i dëshirave e dyshimeve të brendshme të poetes, një shkëmbim i vazhdueshëm mes botës së brendshme të njeriut e kufizimeve shoqërore dhe funksioni i saj më i rëndësishëm është të stabilizojë një farë ekuilibri psikik. Mund te them se poetja dhe shkrimtarja Delina Kreka ja ka arritur qëllimit.
Gjuha e ëndrrave është e ngjizur me simbole ku edhe gjendet çelësi i shumësisë së kuptimeve të tyre në një kontekst tërësor imagjinar të vazhdueshëm ku individualja ndërthuret me strukturat antropologjike të imagjinatës kolektive .

Delina Kreka

Per poeten dhe shkrimtaren Delina Kreka, arti nuk është ideologji, as filozofi dhe as religjion. Nuk është në shërbim të politikës apo të asaj që e quajnë ide e madhe. Arti i fjalës shkruar mjeshterisht nga ajo, është sferë specifike që i ka mjetet shprehëse specifike. Me pak fjalë , poezia e Krekes është autonom dhe i mjafton vetes.
Më është dashur të rishikoj këndvështrimet e mia filozofike për t’u vendosur në një dispozicion konjitiv e ndjesor që të kushtëzon kuptimi dhe kënaqësia që të dhuron ky vëllim me poezi. Më është dashur të eksperimentoj e të provoj peshën e heshtjes, të improvizoj vendin që luan boshllëku në përfigurimin e një imazhi të pikturuar me fjalë.
Duke njohur poezinë e Delina Krekes , ku lirizmi është një segment sa personal aq edhe universal, u intrigova dhe bëra një përpjekje të orientuar për të gjetur diçka të përbashkët në rrafshin substancial, në përzierjen e jetës me materien, aty ku ajo metamorfozohet përmes këndvështrimit të autores në një matricë me tejshkueshmëri kozmike.
Ky vëllim me poezi ishte për mua një surprizë ndjesore, që më
bën t’i shoh ndryshe disa fenomene apo konstatime, që në zanafillë më janë dukur deri më sot të rëndomta, apo pa interes poetik, thjesht ngaqë shqisat e mia nuk kishin pësuar ngacmimin e duhur për të zbuluar vlerat e tyre.
Në vëllimin e kesaj poete të mrekullueshme, autorja ka dhuntinë të na provojë që edhe me tullat më të thjeshta të marra në këtë oaz çastesh, krijohet një mur me fuqi të jashtëzakonshme , rrezatimi, i cili zbulon një arkitekturë argumentprurëse, ku vërtitet gjithë kërkesa e pabërë në shërbim të mesazhit, duke tejçuar kështu një ngarkesë emocionale të përqendruar në çdo fjalë dhe me shumë nëntekst për lexuesin.

 

Ermira Saraçi Osmani- Poete

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s