Kalendari poetik: William Carlos Williams (1883-1963) / Përgatiti materialin Maksim Rakipaj

William Carlos Williams

Kalendari poetik: William Carlos Williams (1883-1963)

W. Williams, poet, shkrimtar dhe mjek amerikan, u lind më 17 shtator 1883 në një familje mërgimtarësh portorikanë në New Jersey. Në vitin 1902 u rregjistrua në Fakultetin e Mjekësisë në Pensilvania. Kjo qe koha kur u njoh me të madhin Ezra Pound dhe Hilda Doolitle, miqësi që e lidhën me botën e poezisë. Mbaroi fakultetin në vitin 1906 dhe u nis të specializohej në pediatri-obstetrikë në Leipzig (Gjermani). Ndihmoi si mjek mbi 2000 nëna gjatë lindjes dhe asnjëra prej tyre nuk e dinte se mjeku i tyre qe poet. Ja një poezi nga mjeku-poet:

SHIU

Ashtu sikur bie shi
bën edhe ti
me dashurinë tënde

gjithçka të zbuluar
lag kudo

Në shtëpitë
krejt të terura
dhomat

e dashurisë së paligjshme
ku jetojmë
dëgjohet rrebeshi
i shiut

Atje
pikturat
metalet e çmuar,
stofrat e shtrenjtë
harbimi ynë
i kënaqur

kundron
nga dritaret

rrebeshin pranveror
të dashurisë tënde
rënien
e shiut

Pemët
bëhen
si kafshë të lagura
nga ujët e detit

çurg
u kullon
gjithë trupi

Kështu më shkoi jeta
të mbaj larg dashurinë
me të cilën
si shi bie
mbi botën e pranverës,
çurgon
dhe kështu fjalët ndan
deri sa gjen një shteg
për dashurinë e saj.

Përmes rrjedhin
pikat.
Shiu
si mjek dashamirës
shiu i mendimeve të saj
mbi oqean
e ngado

ku kalojnë
me këmbët e shpejta, të padukshme
mbi dallgët e pambrojtura

Dashuri jo e kësaj bote
ku shpresa për botën s’ka
dhe pas dëshirës
s’mund ta ndryshojë

Bie shiu përmbi dhé
mbi bar e mbi lule

Përsosmërisht vjen
në trajtë të lëngët
kthjelltësie

Por dashuria s’është
e kësaj bote
dhe prej saj
asgjë nuk vjen
pos dashuri

që pafundsisht
vazhdon të bjerë
nga mendimet e saj.

© shqipëroi Maksim Rakipaj

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s