Një diell i zbehtë mbi duart e mia / Poezi nga Luan Rama

Poezi nga Luan Rama

 

Një diell i zbehtë mbi duart e mia

I lodhur tmerrësisht nga qiejt
Retë dhe zjarret hyjnore
Gjithë rruzulli rëndon mbi gjoksin tim
Kjo dhimbje di ti mbajë
Humbëtirat e mia dhe anijet e mbytura …
E pastaj gjithçka më shkërmoqet ngadalë
Mbeten vetëm imazhe, fytyra, kujtime
Sy dhe ego të qeshurash
Një përrallë e mbetur përgjysmë
Dashuritë e kryera
Dashuritë e fshehura
Porta të hapura që era lehtë i tund
Plagë që s’ i mban dot as toka, as qielli.
Sa e rëndë kjo botë
Dhe njëherësh e lehtë si një pendë mjellme
Si kjo fletë, ku po shkruaj ndër brymëra,
Zgjas dorën të largoj retë
Të shoh sytë e saj të mjegullt
Dua të shoh diellin
Jo këtë të sotmin por atë të djeshmin
Atë të jetës dikur
Nën fenerin e vjetër të rrugicës sonë
Diellin që po më shuhet
Që më zbehet e zbardhet
Mbi duart e mia
Por unë e di se nën hire ka ende prushe
E kushedi një zjarr i ri do ndizet
Flakë me të cilën do gëzoj gjithë të dashurit e mi…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s