Jorge Carrera Andrade
Kalendari poetik: Jorge Carrera Andrade (1902-1978)
U lind më 18 shtator 1902 Jorge Carrera Andrade, poet, historian dhe diplomat ekuadorian, për kritikën letrare mbahet një nga poetët më origjinalë latino-amerikanë. Njeri i kulturuar, poliglot, krahas pasionit për historinë qysh në rini dashuroi poezinë. Shërbeu si diplomat në Perù, Francë, Japoni, SHBA, Venezuelë, Britani e Madhe, Nikaragua, Belgjikë, Holandë. Sjell këtë shqipërim prej tij:
LE TË MË KËRKOJNE NESËR
Nesër le të më kërkojnë,
sot, takim me dallëndyshet kam.
Puplat i kanë të qullura prej shiut të parë,
mesazhe të freskëta sjellin nga foletë qiellore.
Dritaret kthejnë kanate të lëbyrura
që beftas shuhen si profeci të mjegullta.
Një vend pjellor ishte dje vetëdija.
Sot një fushë me gurë është.
Heshtjes i dorëzohem,
por klithmat e zogjve i kuptoj
meket klithma e tyre gri
përballë dritës së mbytur prej shiut të parë.
© shqipëroi Maksim Rakipaj