Kurrizit të viteve pikon malli / Poezi nga Leonora Lokaj

Poezi nga Leonora Lokaj

 

Kurrizit të viteve pikon malli

Sonte, kur bien kambanat,
pikëllimi i copëtuar kreshtat mbledh!
Në truallin e zemrës kryqëzohen krahët,
shpresat, flakë kashte, përqafojnë….
Ky qe fati ynë… që mori trajtë në sytë e djallit!
Fundshekulli thinjosh duke u kollitur plot vrerë,
rrokullisej trojeve të përgjakura;
gjarpërinjtë hanin dromcat e fundit të ëndrrave,
zogjtë ushqeheshin me vajet e veta,
fati ynë, përtypur nga jeta, varej në gozhda lënesha…

Kambanat mortore, ngjyrë gri,
copëtojnë pikëllime mbrëmjesh,
pikojnë ujëvara lotësh nga sy agimesh
…për varret pa emër.
Derisa Lirisë i gufojnë gjinjtë në pubertet,
karnavale ëndrrash vallëzojnë,
kurrizit të viteve pikon malli,
përqafimet e munguara bëhen gurë,
shtigjeve të parrahura të harrimit…

Durimit të shpirtit… i erdhi fundi!
Proteston një zog i bardhë, që ëndërron fluturimin,
kur heq me sqep fijet e këputura të shpirtit,
të lodhur nga pritja…
Ëndërrverbuar, vallëzojnë shpresat,
nën melodinë e këngës cigane,
rrugëve pa emër të shekullit të ri,
rrugëve lehonë…
Bien kambanat, koha ikën
e kujtimi, qetas, na fle në sy…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s