Nëse ne të dy ngjajmë, bota shkoklet! / Poezi nga Adriatike Xh. Lami 

Poezi nga Adriatike Xh. Lami 

 

Nëse ne të dy ngjajmë, bota shkoklet!

Ne të dy jemi krejt njësoj i dashur, mos u çudit;
Ulemi në të njëjtën kafe, kush të mbërrijë i pari,
Ndajmë mëngjeseve të njëjtën mbresë në mërzi
Dhe pak më vonë nën sharm mbrëmjeje,
Edhe të njëjtën magji…
Oh, paskemi si askush tjetër tepër kimi;
Kështu ti fal nxitimin tim naiv gjithë kureshtje,
Dhe unë burimin që të ushqen me epshe.

Flasim shumë dhe pas një fjale zihemi si në grep,
Përplasen dallgët e shpjegimeve, me tepricë në sy,
Aty për aty përmbytemi, det fjala nga djersa jonë,
Kur e shkuara del befas si zanë nga ndonjë kuti.

Oh sa ngjajmë i dashuri im, dhimbjet i kemi bri më bri,
Gishtat lëvizin ndër teka uni dhe peshat i mbajmë aty
Si të rritur që duam të jemi ende fëmijë.
Pjekurinë si fruta stine shtrydhim në buzë,
Dhe ndizemi befas nga e njëjta shpuzë…

Të besoj aq shumë, kur dëgjojmë të njëjtën muzikë,
Ashtu gojë më gojë,
Nën trup duam fort të njëjtën shtrojë.
Vera e kuqe mbaron gjithnjë me një gllënjkë fund,
Dashurinë dhe shpresat asnjë ligësi s’na i mund.

Ulemi enkas në frone, ku secili tjetrin sodit aq mirë,
E gjuha e trupit njësoj na shkoklet në flokë.
Të njëtjën ëndërr sodisim në një bimë,
Por, kur dikush i njohur kalon në rrugën tonë,
Buzëqeshim nga humanizmi që në sy na ndrin.

Po pse hëna e plotë na rrëfen të njëjtën dëshirë,
Dhe ata që më s’janë na vijnë kaq ogurmirë!?
Më ke kthyer frikën se gjërat e shenjta humb,
Më ke bërë më shumë njeri, qenie kristal pafund.
Ashtu më shih me besim të ngritur në teh shpate,
Po të thërras të vish tani, mes sqimës sate.

M’u kujtua, njësoj grindemi nga detaje që trurin vetëtijnë.
Pas saj unë e di, që do vish dhe ti e di, që unë të pres në dritë,
Falim dhe ndalim shpatat, kur dashuria na rri në majë…
I dashuri im, balë bardhe, dëgjomë vetëm njëherë;
Ne që duhemi çmendurisht, patjetër do të ndryshojmë shtjellë,
E në qofshim njësoj bashkë, do ujisim këtë pemë të sapombjellë.

Po dal pak, të thith ajër të pastër maji,
Por fryma jote më rri si mjegull në velëz,
Ku aromat shpërthejnë sapo ti prek…

Ne të dy i dashur jemi krejt njësoj;
Duam përgjigje të paanë në zemrën e pikëpyetjes,
Detajet i bëjmë porta e qiejt i plasim ndër duar si aorta.
S’duam ura, as varka e as shkallë, le të mbahet nga zemra ndjenja.
E rrallë është ajo që na ndan, ngjan me një përrallë;
Por ne, i shtrenjti im, jemi njerëz kaq të vërtetë,
Ndër duar na shkërmoqet e ndër sy na ndërtohet dashuria.

Veç në një gjë jemi ndryshe; unë qaj si femër nga një lajm i ri,
Por ti qan si burrë nga humbjet në shpirt,
Të dy e dimë;
Pas kësaj le të iki e qetë në çdo perëndim,
Sidoqoftë e Jona, ka gjithmonë kthim, kthim.

adriatikelami@

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s