Poezi nga Ajete Pavata
JO
Nuk e dua vjeshtën
Ajo buzëqeshjen ma mori
Shi – lotët e mi
Ikja – urdhër perandori.
KUJTIMET
Hapa sirtarin e kujtimeve të ruajtuara
Ca nga to ishin leckosur dhimbjesh
Metamorfozë kishin pësuar të tjerat
Vetëm ato të fëmijerisë ruanin freskinë
– freskinë dhe bukurinë!
TRENI FUNDIT
Ne embrionin e tkurrur te dhembjes
Ndjej ofshame nga plaget e zemres
Lotet e thare ne syte e mjegulluar
Fishkellimen e trenit te fundit.
ËNDËRR DHE ZHGËNJIM
Numëroj ditë-netët sa shpejt ikin
Më vete marrin copëza të shpirtit tim
Jeta, shpresa dhe lumturia
Mashtrim, ëndërr dhe zhgënjim.
E VËRTETA
Pyet zemrën tënde, njeri
Çfarë të gëzon në jetë
Po, në urrejtje dhe dashuri
Vetëm fjala e vërtetë.