Poezi nga Enertin Dheskali
Hëna e mallit
Hëna e mallit larg më tret,
Mes reve të kujtimeve pa fund,
Anija e shpresës sime përkundet,
Velat e ndjenjave, era m’i tund.
Ndihem i përhumbur nëpër kaltërsi,
Busulla e zemrës u ndryshk në një skutë,
Dallga e baticës më nis për tek ti,
Hëna e mallit, larg po më tret…
Qielli i lodrave
Qielli i lodrave të mia, harruar në kohë,
Përplaset me dallgët e endjeve të vrara,
Shkëmbinjve, të lyera me gjakun që valon,
Në vullkanin e shpirtit ku shpërthen dhimbja.
Varka e Noes sime hepohet nga shtërngatat,
Nëpër ujëvarat e ditëve ku fle errësira,
Qielli i lodrave të së shkuarës tulatet,
I trembur nga retë e mendimeve ëndrranxira…
Marrë nga vëllimi i tretë poetik, “Gjak në kozmos”, 170 faqe, 140 poezi – 2010