Poezi nga Juljana Mehmeti

Poezi nga Juljana Mehmeti

 

Rikthim

Perënditë e flakën tutje mërinë
dhëmbët e Kadmit mbollën në tokë
trajtat e zotave shfaqen horizontit
e shpirti i endur, po në Zot
trupa që lëviznin me kokën ndër duar
mendjen përhumbur arratisë kohë
gjymtyrë,
që tërhiqnin peshën e vuajtjes
re pluhuri
kudo nëpër botë.

Skllevër të fatit
dëshirave të fshehura
shkëlqim i ngritur etjes sy,
larguar nga vetja
vullnetit të krijuar
pre e lakmisë
kohës herezi,
me zjarr të shuar
pa dashuri.

Flatra të kaltra zhvendosin larg
atje ku jeta takohet me diellin
ngjyrë fosforeshente
në pasqyra drite
ngjitur kaq lart
e pritur,
që kolona të tjera
të fildishta ringrejë
e hapi hedhur
të shkelë, po njësoj…!

 

Et voilà…!

Toka ndër këmbë digjet
e ajri mbytës bëhet përreth
qielli përmbushet me re pësherëtimash
lotë derti derdhin mbi ne,
arenë betejash
portave të gurta
perde që fshehin kështjellat memorie
rrethimet kufizojnë kufijtë e diellit
pak dritë,
për të shquar ditën që çel.

Madhështia shfaqet vegimeve të humbura
shkëlqim që rrënjët zhyt në mëkat
fije pas fije depërton errësirës
të rritë filizat edhe më lart,
ngritur pleksjes së tij herezi
detrave, ku trupin le peng
e vala e zezë i nxjerr në një breg,
urave, ku trenat shkojnë me furi
degëzimeve të hekurta fatit harrim.

Me zjarr shkrepëtimash,
flakë shkrumbuese
djajtë , ferrin kanë braktisur,
titanë që zgjohen, kurmeve dhe shpirtit
një botë të tërë zhytin në kaos,
e vozit shpresën në turbullirë Noe
se tjetër jetë nesër do vijë
të fundit ditë, të humbjes njeri
ndoshta e rigjen
mëshirës së tij!

@ julja

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s