Poezi nga Nehat Jahiu

Poezi nga Nehat Jahiu
 
 
NGADO QË SHKOJ
 
Ngado që të shkoj,
Kudo që të udhëtoj,
Do të harroj brenga e halle,
Po s, do harroj dashurinë që më fale.
 
Dheun e tokës tënde nuk do të harroj
Zemrën askujt nuk ia jap – ty ta dhuroj,
Në zemër do të mbaj, me vete do të marr
Edhe kur të vete tek i imi – varr.
 
 
 
U PIKËLLUAN
 
U pikëllua pranvera
Kur ia prishi bukurinë furtuna dhe era,
Edhe zogjtë na u dëshpruan
Kur sot cicërimën atyre ua ndaluan.
 
U pikëllua vera
kur ia përzunë shqiponjën nëpër kreshta,
Edhe dallëndyshet na u pikëlluan
Kur nga foleja sot i dëbuan.
 
U pikëllua vjeshta
Kur ia dëmtuan dhelprat rrushin nëpër vreshta,
Edhe lumi sot ecën i pikëlluar,
Se ujin në burim ia paskan turbulluar.
 
U pikëllua dimri, qan me lot
Kur acari lulet e saksisë ia ngriu sot,
U pikëlluan edhe delet, qengjat e mjerë,
Kur ujqit në kope u trokitën në derë…
 
 
 
EMRIN DESHËN TË NA NDËRROJNË
 
Emrin deshën të na ndërrojnë,
Të mos e flasim dhe gjuhën tonë,
Në gjuhë të huaj në shkollë të mësojmë,
Shkronjat nga abetarja jonë ti harrojmë.
 
Shkollat na i mbyllën nën dry,
Me dhunë brenda s, na lanë për të hy,
Harruan se edhe nëpër fusha e e ara
Do të shkruajmë në fletore me lapsa.
 
Do të kthejmë çdo vatër në shkollë,
Gjuhën e nënës kurrë s, do ta harrojmë,
Gjuhën tonë e din zogu, e din bilbili,
Që aq ëmbël me te këndoi poet Naimi
 
 
 
KËNGA E ZOGJVE
 
Kënga e zogjve është ngjyrë ylberi
Si rrezja e diellit kur lëshohet nga qielli,
Është magjike kur kënga e tyre dëgjohet,
Kur vet nga zogjtë ajo kompozohet.
 
Kënga e zogjve është si puhi e lehtë
Kur këndohet nëpër pemë- nëpër fletë,
Është e bukur kur këndohet në çdo stinë,
Kur zogjtë vet ndërtojnë të bukurën rimë.
 
Kënga e zogjve është si valë deti,
Si varg i bukur që thurr poeti,
Është e bukur, e dashur, një mrrekulli,
Kur këndohet pa censurë në melodi.
 
 
 
MBI KRAHËT E DALLËNDYSHEVE
 
Mbi krahët e dallëndysheve
Kërkoj pranverën time,
Kërkoj sofrën shtruar,
Sofrën tonë bujare.
 
Mbi krahët e dallëndyaheve
Kërkoj të ulem, të pushoj,
Kërkoj të shuaj etjen time
Në djepin e ëndrrave të mia.
 
Mbi krahët e dallëndysheve
Kërkoj të shoh qetësinë time,
Kërkoj të përqafoj qiellin e kaltër
Dhe të puth rrezet e diellit tim.

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s