Poezi nga Vasil Tabaku

Poezi nga Vasil Tabaku

 

PËRSËRI DHE PËRSËRI

Kisha ardhur përsëri…
E njejta buzëqeshje
Vishte dhimbjen time
Prej tradafilash
Bota
Ishte persëri e njëjtë
Po aq e mërzitëshme
Dhe vrasëse…
Prej gurësh,
Pëshpërimash dhe baltë
Prej qiejësh
Dhe yjesh të këputur…
Pak më parë
Kasha kaluar përpara vdekjes
Dhe habitshmërisht
Ajo më la të ikja
Të rivija përsëri mes jush…
Eh…gjithcka brenda meje
është e njejtë
asnjë ndryshim
jam ai që kam qën
me kraharorin
të bërë prej dashurishë naïve
putjhjesh te cmendura
dhe zjarre psherëtimash të vrara..
Gjithmonë
Një kostelacion heshtjeje
Ku fjalët
Dhëmbin në trishtimin gri
me pamundësinë e kuptimit…
Megjithatë
Unë dëgjoj zërat
Si një kor skllevërish
Që kërkojnë lirinë…
Më lini të flas
Pasi të vdes
Nuk qënka e mundur..
Jam rikthyer përsëri
Lidhur
Me litarët e pafund të rrugëve
Drejt harrimit….

 

DHIMBJE

Pështjellim marramendës
Përpara këtij realiteti
Ku trishtimi
Ndërton rrugën e vet
Me një kalldrëm prej lotësh…
Neveria
Mgrihet
Mbi shpinën
e krrusur të dhimbjes
Mbi ty politikan cinik
Njeri mediokër,
vrastar
I pashpirt dhe zezan I zi
Neveria
Ngrihet e heshtur
Pa fjalë
E dridhëshme,
njerzore
Dhe fisnike
Ndërsa tej në horizont
kalon vetura luksoze
pluhuri I së cilës
vret të sotmen time…
Neveri
Fjalë prej akulli
Dhe klithma të mbytura
Mbi njeriun e rëndomtë
të politikës
Njeriun
Që grabiti tinëzisht
besimin tim
njeriu
që vrau
me buzëqeshjen e vet
prej djalli
dlirësinë time
puthjen e ciltër
të mbetur varur
në cep të Hënsë
dhe përqafimin
të mbetur
si një shall gri
mbi dëgët
e pemëve pa gjethe
Neveria
Shëtit
Nëpër qytetin tim
Dhe mbledh
Coprat e dhimbjes
Të mijëra e mijëra të tjerëve
Duke ngritur
Një mal të kristalt
Mbi ditën pa diell
Ku I pushtetëshmi
Veshur firmato
Shkel
me këpucët e shëndritëshme
Mbi shpirtin tim
Të rivrarë…
Neveria
Më merrë për dore
Drejt
dyerëve të mbyllura të heshtjes
ku qajnë
kuajt e hazdisur të zemrimit
me drojtjen e zgjimit të fuqishëm…

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s