RRUDHAT E NËNËS / Poezi nga Elona Tabaku

Poezi nga Elona Tabaku

 

RRUDHAT E NËNËS

Rrudhat që prek në ballin tim
Të mahnisin çdo mbrëmje biri im
Janë male me vuajtje e trishtim
Ato që ti sheh me aq gëzim.

Janë rreshta ku shkruan loti o bir
Jo shina treni nëpër qiell
Ti luan me to o shpirt i dlir
E nëpër rrudha, lule mbjell.

Habitur sheh me sy të ndritur
Rrudhat porsi dallgë deti
E nuk e kupton se je i mitur
Pse dora në ballin tënd s’i gjeti?

Më kap faqet me dy duar
Dhe më pyet plot gëzim:
“-Kur shumë vite të kenë kaluar,
Do ketë rrudha dhe balli im?!”

Të puth lehtë ballin e ndritur
Dhe Zotin e lus ngadalë
Që kur një ditë të jesh i rritur
Mos kesh shumë vuajtje përmbi ballë.

 

Advertisements

Leave a Reply

Fill in your details below or click an icon to log in:

WordPress.com Logo

You are commenting using your WordPress.com account. Log Out /  Change )

Google photo

You are commenting using your Google account. Log Out /  Change )

Twitter picture

You are commenting using your Twitter account. Log Out /  Change )

Facebook photo

You are commenting using your Facebook account. Log Out /  Change )

Connecting to %s